Kandidatja e PS, firme kunder Rames Rozeta Rapushi
Evis Kushi, kandidatja per deputete e Partise Socialiste per Qarkun e Elbasanit e prezantuar vetem dy dite me pare nga kreu socialist, Edi Rama, eshte nje nder firmetaret e peticionit se shoqerise civile, qe kohe me pare i kerkuan opozites te votojne tre ligjet e integrimit. Detajin e zbuloi dje ne seance plenare vete Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke gjetur keshtu rastin te ftoje serish socialistet qe te japin votat tashme per nismat e integrimit. “Shikojeni, eshte Evis Kushi, deputete e ardhshme ne listen e Partise Socialiste. Eshte kunder Edi Rames, kerkon te votohen tre ligjet. Mos u beni mish per top, sepse ju jeni koleget e mi. Sepse pas 23 qershorit kur te humbi perseri, ai do t’i thote shqiptareve se ishte grupi parlamentar qe nuk votoi 3 ligjet per marrjen e statusit, sepse ai kerkon te vendose keto emra qe kane firmosur kunder tij. Ne fakt, ai i ka cilesuar si specie te krijuara ne laboratorin e Enver Hoxhes, dje tha te kunderten e asaj qe kishte thene nje muaj perpara”, - u shpreh dje ne seance Topalli. Ndaj ajo serish ftoi deputetet socialiste, te votojne projektligjet e mbetura pezull prej muajsh te tere ne Kuvend, votimi i te cileve do te mundesonte marrjen e fteses per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. “Specia e intelektualit qe pozicionohet pro qeverise dhe kunder opozites eshte krijuar ne laboratorin e Enver Hoxhes. Ndjej keqardhje dhe nje lloj dhembshurie njerezore per keta njerez qe ne vitin 2013, ne nje Shqiperi te lire, ndonese jo demokratike, firmosin peticione kunder opozites”, - eshte shprehur konkretisht Rama ne 13 janar te ketij viti, duke theksuar se ai vete kishte nje nocion te ndryshem per fjalen “intelektual” nga ajo qe po perdoret ne kete rast. Ai shtoi se nuk ndodh ne asnje vend evropian qe intelektualet te dalin kunder opozites. Duke theksuar se ky eshte nje kusur i kohes se Enver Hoxhes. Ndaj dhe dje, duke permendur kete fakt, Topalli tha deputetet nuk duhet te behen peng i vendimeve te kryetarit te tyre por te kontribuojne per te ardhmen evropiane te vendit.
Kushi: Peticionin e firmosa ne mirebesim
Firmosa ne mirebesim ne nje leter te bardhe. Kjo ishte pergjigjja qe kandidatja per deputete e Partise Socialiste ne Elbasan, Evis Kushi, dha pas berjes publike te emrit te saj si firmetare e peticionit kunder kreut socialist, Edi Rama, per votimin e tre ligjeve te integrimit. “Duke dashur te beje politike kunder nje gruaje te sapo futur ne politike, kryetarja e Kuvendit solli sot ne vemendjen e publikut historine e nje firme qe une kam hedhur ne mirebesim, njesoj si edhe kolege te tjere ne Universitetin “Aleksander Xhuvani” te Elbasanit. Kam firmosur fare sinqerisht mbi nje leter te bardhe, pasi m’u tha se ishte fjala per nje nisem jopolitike, ku kerkohej bashkepunimi i te gjitha forcave politike ne funksion te integrimit”, - argumentoi Kushi. Por, fatkeqesisht sipas saj ajo nisem s’ishte aspak jopolitike dhe aspak ne frymen e bashkepunimit qe u tha se bota akademike ia kerkonte politikes per te miren e vendit. “Perkundrazi, ishte pjese e atij politizimi te skajshem qe po e rrenon nga themelet boten akademike duke e kthyer universitetin ne nje hapesire asfiksuese per lirine e te menduarit”, - vijoi Kushi. Ajo shtoi se ky politizim skandaloz ne dhunim te lirise akademike eshte nje nga shume arsyet qe e nxiten t’i thote “Po”, fteses se Edi Rames dhe Partise Socialiste.