Shqiptarët gjumë 9.3 orë, punë 6.3 orë dhe argëtim 2.3 orë

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 20:19
Se si e zgjedhim të shfrytëzojmë kohën, është një nga faktorët kryesorë që përcakton jetën e çdo individi.
Në sezonin veror, qytetarët zgjedhin që kohën e tyre të lirë t’ia kushtojnë dëfrimit.
Në një studim mbi përdorimin e kohës nga shqiptarët, kryer nga Instituti i Statistikave, rezulton që gjatë ditëve të javës, njerëzit në Shqipëri kalojnë mesatarisht 9 orë e 30 minuta duke fjetur, 6-8 orë në ditë duke punuar dhe vetëm 2 orë e 30 minuta në aktivitete të kohës së lirë. /abcnews/