Aleancat e reja të Likudit

Manifesti prej 1500 faqesh i Anders Breivikut, nënvizon pikëpamjet ideologjike të bashkëmendimtarëve të tij-ideologji e cila e shtyri atë që të vret 76 persona, në dy sulmet e tmerrshme që ndërmori në Norvegji.
Vepra e tij ngriti çështjen e veprimtarisë së grupeve dhe partive të djathta populliste në tërë Evropën, duke filluar nga Fronti Kombëtarë në Francë, Vlaams Belang në Belgjikë, e deri të Partia e Lirisë së Austrisë (FPO).
Por së fundi u bë e qartë se partitë populliste të Evropës nuk janë të interesuara që të shtrijnë rrjetin e tyre vetëm në kontinent. Ato kanë hedhur shikimin më tutje kah lindja. Dhe kanë filluar të vendosin lidhje të ngushta me disa politikanë konservatorë në Izrael, pikë së pari me Ayoob Karan, parlamentar nga radhët e partisë Likud, të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili është gjithashtu edhe zëvendësministër për zhvillimin e qarqeve Negev dhe Galilea.
Arsyeja për përqendrimin gjithnjë e më të madh të vëmendjes kah Izraeli nuk është vështirë për t’u kuptuar.
“Në njerën anë, po shohim zhvillimin e revolucioneve të mëdha në Lindjen e Mesme, por nuk mund të jemi të sigurt se prapa këtyre revolucioneve mund të fshihen interesa tjera dhe në fund, mund të shohim Izraelin dhe oborrin e Evropës të rrethuar nga teokracitë islamiste”, deklaroi se fundi në një intervistë kryetari i FPO-së, Heinz Christian Strache.
Me fjalë tjera, në betejën kundër asaj që popullistët e djathtë e cilësojnë si islamizim zvarritës të Evropës, Izraeli gjendet në vijën e parë të frontit.
Shumë njerëz në Izrael e shohin njëjtë këtë gjë. Eliezer Cohen, thotë se partitë e majta, si ato në Evropë, ashtu edhe ato në Izrael e kanë humbur rrugën. Cohen është ish-deputet në parlamentin e Izraelit, nga radhët e partisë Yisrael Beiteinu, parti kjo nacionaliste, e cila kryesohet nga ministri i Jashtëm, Avigdor Lieberman, parti kjo e cila aktualisht qeveris së bashku me Likudin.
“Politikanët e djathtë në Evropë janë më të ndjeshëm për rreziqet, me të cilat përballet Izraeli”, tha Cohen, i cili ka mbështetur së fundi edhe popullistin holandez, Geert Wilders.
Edhe Kara ka të njëjtin qëndrim. “Po kërkoj rrugë për të zvogëluar ndikimin islamik në botë. Mendoj se ky është nazizmi i vërtetë në këtë botë. Dhe jam partnerë i të gjithë atyre, të cilët besojnë në ekzistencën e kësaj lufte”.
Në shikim të parë, marrëdhëniet e popullistëve evropianë me Izraelin, duke duken të jenë marrëdhënie të lindura nga dashuria. Shumë njerëz e shohin FPO-në vetëm një hap larg se qeni grup klasik neo-nazist, e ky mendim ekziston edhe për partitë e tjera partnere të FPO-së në Evropë. Përderisa partitë e këtilla insistojnë se nuk janë anti-semitiste, Strache thekson se ai shikon nga afër qëndrimet e partive populliste ndaj Izraelit dhe hebrenjve, para se të hyjë në partneritet me to.
Kur bëhet fjalë për FPO-në, vëzhguesit theksojnë se përqafimi i Izraelit nga ana e kësaj partie është i pasinqertë, me qëllim që të sigurojë besueshmëri në fushën e politikës së jashtme.
Dhe shumë njerëz në Izrael duket se pajtohen me këtë. Dhe Kara u kritikua në Izrael për shkak të një takimi që pati në Berlin me Patrick Brinkmann, popullit gjerman i krahut të djathtë.
“Zëvendëskryeministri takohet me një milioner neo-nazist”, ishte titulli i artikullit në të përditshmën Yediothy Ahronoth, me ç’rast u nënvizua se Brinkmann, i cili tani insiston se nuk është anti-semitist, dikur ka pasur lidhje të ngushta me partinë e djathtë gjermane, NDP.
Pas një vizite të Karas në Vjenë, për t’u takuar me Strachen, udhëheqësi i komunitetit hebre në Vjenë, Ariel Muzicant, kërkoi nga Netanyahu që të shkarkojë Karan.
Geert Wilders, i cili doli në qendër të vëmendjes në vitin 2008, me filmin e tij anti-mysliman “Fitna”, inicioi po atë vit vendosjen e lidhjeve mes populistëve evropianë dhe Izraelit. Që nga ai vit, ai ka vizituar disa herë Izraelin.
Por marrëdhëniet filluan të forcohen në fund të vitit të kaluar. Strache, së bashku me udhëheqësin e Vlaams Belang, Filip Devinter, Kent Ekerothin nga radhët e Demokratëve Suedezë dhe Rene Stadtkevitz, i cili formoi partinë “Liria”, pari kjo me qëndrim anti-islamik në Gjermani, udhëtuan në dhjetor për në Izrael.
FPO tradicionalisht ka qenë e lidhur me udhëheqësit arabë, si Muammar Gaddafi dhe ka kritikuar qëndrimin e ashpër të SHBA-së kundrejt Iranit.
Por Strache bëri të qartë se ky qëndrim po ndryshon. “Ka fusha, në të cilat ne evropianët nuk guxojmë të flemë, ku nuk guxojmë të heshtim. Izraeli rrezikohet të shkatërrohet. Nëse kjo do të ndodhte, Evropa do të humbte themelet e ekzistencës së saj”, nënvizoi Strahe.