E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama njofton arritjen e marreveshjes per deficitin dhe borxhin

Presidenti Barak Obama dhe udheheqesit e Kongresit njoftuan mbreme vone se rane dakord te shkurtojne fillimisht nje trilion dollare nga buxheti i shpenzimeve federale dhe mbi dy trilione gjate 10 vjeteve te ardhshem nderkohe qe lejuan ngritjen e tavanit te borxhit para skadimit te afatit te marten.   Korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Shtepine e Bardhe Dan Robinson na informon se

Presidenti Barak Obama shkoi mbreme vone ne sallen e shtypit te Shtepise se Bardhe dhe paraqiti ne vija te pergjitheshme marreveshjen qe ende ka nevoje per disa vota te renderishme ne Senat dhe ne Dhomen e Perfaqesuesve.

Faza e pare e planit parashikon shkurtimin e fillestar prej nje trilione dollaresh por duke ruajtur investimet per krijimin e vendeve te punes ne arsim dhe kerkime. Shkurtimi i shpenzimeve gjate nje dekade do ti kaloje dy trilione dollaret.

Presidenti vuri ne dukje se procesi i arritjes se marreveshjes ka qene i veshtire dhe nuk ishte ai qe do te preferonte por ai i vuri theksin aspektit kryesor te saj krijimit te nje komisioni dy-partiak qe do te bente rekomandime per shkurtime te ndjeshme shtese per te cilat do te votonte me pas Kongresi.

Ne kete faze cdo gje do te jete ne tavoline. Te gjithe ne duhet te jemi te pergjegjshem per keto reforma shkurtime te medha qe te dy partite mund ti konsiderojne te papraneshme do te hyne automatikisht ne fuqi ne qofte se ne nuk veprojme.

Komisioni do ti beje rekomandimet ne muajin nentor dhe propozimet do ti paraqiten Kongresit per votim.

Zgjidhja perfundimtare per problemin e deficitit tha zoti Obama duhet te jete e balancuar dhe shtoi se amerikanet me te masur duhet te heqin dore nga shkurtimet dhe zbritjet e taksave. Ai tha se ndryshime modeste duhen bere edhe ne programe te tilla si Medikeri per te siguruar stabilitetin e tyre qendrim qe ai e ka mbajtur gjate gjithe negociatave per borxhin dhe buxhetin.

Zoti Obama tha se marreveshja ne fjale i krijon mundesi vendit te shmange mospagimin e kesteve te borxhit dhe i hap rrugen nje plani te balancuar pra fudit te vitit.

Me e rendesishme eshte se ai na krijon mundesi te shmangim mospagimin e kesteve dhe i jep fund krizes qe Uashingtoni i ka shkaktuar pjeses tjeter te Amerikes. Ai siguron githashtu se ne nuk do te jemi ne te njejten situate krize pas gjashte tete apo 12 muajsh. Madje ai do te filloje te largoje rene e borxhit dhe te pasigurise mbi ekonomine tone .

Udheheqesit demokrate dhe republikane Heri Rid dhe Mic Mekonell pranuan se marrevesha ishte nje kompromis i veshtire per anetaret e partive te tyre por ajo shmang mospagimin e kesteve te borxhit.

Rid   E di se kjo marreveshje nuk do tu pelqeje te gjithe republikaneve. Sigurisht qe ajo nuk do ti kenaqe as te gjithe demokratet. Te dy partite bene me shume leshime nga sa do te deshironin dhe asnjera pale nuk ariti gjithecka qe shpresonte. Por ky eshte thelbi i kompromisit.

Mekonell Ne mund ta garantojme popullin amerikan sonte se Shtetet e Bashkuara te Amerikes per here te pare ne historine tone nuk do te deshtojne ne permbushjen e detyrimeve.

Dhoma e Perfaqesuesve dhe Senati do te duhet te votojne per marreveshjen qe ajo te marre formen e projekt-ligjit para se ti paraqitet per firme presidentit. Zoti Obama u beri thirrje te gjithe ligjvenesve te votojne per te.

Propozimi ende ka pengesa si nga Republikanet ashtu edhe nga demokratet. Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Xhon Boiner informoi anertaret e grupit te tij mbreme vone. Udheheqesja e demokrateve ne Dhomen e Perfaqesuesve pritet te beje te njejten gje sot.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›