E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët, këta racistë të ligj

matoshiNjë sondazh ndërkombëtar me të dhëna të mbledhura nga World Value Survey dhe të përpunuara nga Washington Post (maj, 2013) zbulon se Shqipëria është vendi më racist në Evropë dhe shqiptarët nga më racistët në mbarë botën. Nëse nuk jeni bindur, shihni se çfarë shkruan për tjetrin, që e koncepton ndryshe nga vetja Jakup Krasniqi, spiker i Kuvendit të Kosovës; Shihni psikosomatikën e frymës së kohës, ku mes gjuhës së një zëdhënësi të AAK-së, të Jakup Krasniqit, Memli Krasniqit, Vlora Çitakut etj. kundër Lubonjës e Idrizit dhe dhomave të gazit, nuk ka kurrfarë dallimi

Nga Halil Matoshi

Kur George W. Bush i dërgoi trupat në Irak kundër Sadam Hyseinit para Shtëpisë së Bardhë disa mijëra pacifistë protestonin duke mbajtur banderola si: Bush = War Criminel, (kriminel lufte) duke i vizatuar atij sfastikën naziste në ballë etj., por Qeveria amerikane nuk ndoqi askënd, nuk e persekutoi dhe nuk kërkoi linç publik ndaj atyre protestuesve sepse shprehja e lirë e mendimit është ideali për të cilin janë flijuar miliona amerikanë.

Mirëpo në këtë mendësinë e kontaminuar kosovare u mobilizuan tërë partizanët kundër mendimit, të vjetër e të rinj, që nga kryetari i Kuvendit të Kosovës e teposhtë, do farë zëdhënësish e poltronësh të pushtetit monstruoz kosovar, deri te gangsterë dhe shumë rrugaçë të tjerë, kundër shprehjes së mendimit të lirë të dy shkrimtarëve, Fatos Lubonja e Arben Idrizi.

I pari, pse e paskësh cilësuar Ramush Haradinajn vrasës dhe i dyti, pse e

paskësh marrë në mbrojtje të parin, duke folur sipas instinktit prej shkrimtari për shumë vrasës të tjerë. I pari, Lubonja, sqaron se është thirrur në shumë libra që qarkullojnë lirshëm nëpër libraritë evropiane, kurse i dyti për të emëruar vrasës potencialë ishte thirrur në detyrën prej intelektuali e shkrimtari.

Asnjëri nuk pretendojnë ti bëjnë gjyq askujt por thjesht ti emërojnë gjërat ashtu siç i ndiejnë, sipas thirrjes së intelektualit, si kritik të shoqërisë.

Për Anry-Levin intelektuali në të vërtetë nuk është njeri por dimension njerëzor. Duke qenë pjesa e bekuar e sendeve, intelektuali është instancë pa të cilën gjërat do të shkonin kah e keqja. Kështu që, sipas Henri-Levysë në kulturën demokratike intelektuali është po aq i rëndësishëm, në mos edhe institucioni më i rëndësishëm aq sa edhe principi i ndarjes së kishës nga shteti, liria e manifestimit apo e drejta e revoltës!

Në kontekstin e debatit shoqëror, intelektuali është i pazëvendësueshëm, sepse ai mendon për tjetrin, jo vetëm për ne, duke ia nënshtruar debatit të gjitha vlerat (qofshin ato edhe nga korpusi universal.)

Është shumë interesante se ndaj shkrimeve të Fatos Lubonjës dhe Arben Idrizit kanë reaguar vetëm njerëz të veshur me pushtet ose shpura e tyre, në disa media dhe me kinse disa komentues të shpëlarë e të pamend, që me lehtësi të padurueshme prej injorantësh shpallin tjetrin/tjerët të krisur, skizofrenikë, etj. që u dashka me ua pshurr zanatin, atyre bij kurvash etj. U vargisen thirrje e çjerrje bishash me fytyra të mërdhezura, për vrasje, për linçim publik…

Për shumë shqiptarë, ai që është më i zoti, ai që guxon, sepse është më i ngritur dhe më i pavarur, që sbën pjesë në turmë, që është individ e nuk bën ne me askënd, që nuk banon në fermën e kafshëve as në moçalishten mentale të turmës, ai është armiku, i shëmtuar, psikopati, skizofreni, me të meta psiko-fizike etj. ngase pandehet si i tjetër lloji, që sështë si të gjithë ne, që është kundërshtar yni edhe pse ai as nuk është estetikisht më i shëmtuar se ne, as moralisht më i keq se ne, por ai, thjesht, mendon.

Dhe indinjohem kur shoh se si kinsegazeta e portale me kinseredaktorë botojnë këso fjalimesh të përçarta e të pështira, këso pështymash vrasëse të mendimit ndryshe…

Thjesht që botojnë thirrje për linçime publike!

U tha çkamos për këta dy burra. Të cilët nuk e kam ndërmend ti marr në mbrojtje, sepse që të dy dinë vetë të mbrohen dhe do të mbrohen në mënyrën e tyre përmes indinjatës!

U tha dhe u shkrua që ata dy janë sakatë, me të meta psikofizike, që punojnë për Serbinë, që janë tradhtarë që… mozomakeq!

U thuren pastaj trille e trillera nga nëntoka konspirative kosovare.

U tha madje se Beni (Arben Idrizi) nuk ka shkruar por Xeni (aludohet në Shkëlzen Maliqin) i cili na qenkësh amnistuar nga vetë ShIK-u!?

E po çfarë krimesh paskësh bërë Shkëlzen Maliqi, për ta amnistuar, pos që ka menduar!? Por mendjeligjtë aludojnë tek një baba biologjik, pa e menduar se secili është përgjegjës për veten dhe të bëmat e tij, e jo për të bëmat e një babai, cilido qoftë ai.

Kjo tendencë, e cila po diskutohet hapur në Kuvendin e Kosovës, që tu merret e drejta e fjalës dhe pastaj edhe të drejtat qytetare njerëzve pse paskan qenë bij të akëcilit baba, që pushtetit aktual nuk u pëlqen me ose pa arsye, është ashiqare fashizëm!

U tha se Lubonja i ka gëzuar serbët!

E po, natyrisht që serbët do ta lavdërojnë që ti nxisin shqiptarët të hedhën në kryengritje kundër mendimit. Dikur serbët thoshin: vetëm shqiptari çoban e i pashkollë është i ndershëm, dikur thanë vetëm shqiptari i vdekur është i tillë…

Serbëve u interesojnë përditë luftëra të vogla ndërshqiptare, kryengritje kundër dijes, linçime individësh të rrallë që i ka kjo hapësirë e tkurrur mentalisht!?

Nejse, fjalët me të cilat u njollosën ata smeritojnë respekt. Janë thjesht pështyma e jargavitje.

Por nuk u tha ajo që i shquan ata: Guximi për të menduar!

Dhe për të thënë…

Guximi për ta menduar njeriun e lirë dhe shoqërinë e lirë.

Njeriu që mendon dhe u jep zë atyre që skanë është frikësues, i mnershëm.

Njerëzit nisin dhe e shohin me dyshim. E qysh po guxon me folë..?

Njëjtë si dikur sipas shumë dëshmitarëve të gjallë vetë ideja e përballjes me armë ndaj regjimit serb e Jasharëve, në mesin ku silleshin i bënte ata të dyshimtë, kërcënim për rrethin etj.

Fatos Lubonjën e Arben Idrizin i njoh që të dy dhe ua lexoj pothuajse secilin shkrim.

Arben Idrizi madje është edhe poet, ndër më të mirët në poezinë bashkëkohore shqipe në Kosovë dhe mbi të gjitha intelektual, që për çka do e ka një mendim të tijin të saktë apo të gabuar kjo ska ndonjë rëndësi – e rëndësishme është se, si Lubonja po ashtu edhe Idrizi, mendojnë!

E mendojnë shoqërinë dhe njeriun e lirë.

Jo si peng të të vdekurve tanë, jo as peng të së shkuarës dhe të gozhduar në kryqet, gjysmëhënat, në shtizat dhe bajonetat e betejave, por thjesht si njerëz të çliruar nga ankthi i historisë  nga i cili siç thoshte Joyce, dua të zgjo

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›