Shqiptarët kujtojnë Shoahun në Paris
“Dinjiteti i njeriut - Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë viteve 1933-1944”, është konferenca që mbahet sot, në Ditën e Kujtesës në Paris, me mbështetjen e senatorit Bernard Fournier dhe ambasadorit shqiptar, Ylljet Aliçkaj. Në konferencën që mbahet në Senatin Francez, marrin pjesë drejtoresha e arkivit Qendror të Shtetit, Nevila Nika, kryetari i Shoqatës së miqësisë shqiptaro-franceze, Petrit Zorba, Dom Nik Ukgjini, docent në Institutin Filozofik dhe Teologjik në Shkodër e gazetarja Monika Stafa. Mbështetja që populli shqiptar u dha hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të vijë edhe një herë përmes faktesh e dokumentesh të nxjerra nga arkivat shqiptare. Në fund të Luftës në Shqipëri numëroheshin 2500-3000 hebrenj t