Shqiptarët, më racistët në Ballkan!

Ekonomistët suedezë, Niklas Bergen dhe Tereze Nilson në përpjekje për të identifikuar nëse liritë ekonomike njerëzit në shtetet e mbarë botës i bëjnë më shumë a më pak racistë, kanë zbuluar se imigrimet dhe identiteti kombëtar janë çështje të mëdha e të ndjeshme në pjesën më të madhe të Evropës, ndërsa “në Ballkan shumica, ndoshta për shkak të gjitha atyre luftërave gjatë viteve me ngjyra etnike kanë manifestuar nivel më të ulët të tolerancës racore”.
Sipas tyre, shqiptarët janë më racistët në rajon, kurse kroatët më tolerantët, serbët në mes.
Sipas hartës mbi (jo)tolerancën racore që po e publikojmë, vendet më tolerante janë shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse më racistet ato me ngjyrë të kuqe.
Pyetja që u është bërë banorëve të mbi 80 vendeve ishte se cilët njerëz nuk do t’i dëshironit t’i kishte fqinj. Përgjigjja më e shpeshtë ka qenë “Njerëzit e racës tjetër”.
Sipas studiuesve liritë ekonomike nuk lidhen me tolerancën racore.