Te perndjekurit, s'ka fonde shtese
Rozeta Rapushi
Shteti e ka te pamundur te shtoje fondet per demshperblimin e ish te perndjekurve politike, por akoma me keq, ne rast te zgjerimit te rrethit te atyre, qe duhet te perfitojne nga statusi, mund te ngrije shperndarja e parave. Tentativa e deputetit demokrat, Astrit Bushati per te ndryshuar ligjin per "Demshperblimin e ish-te denuarve politike te regjimit komunist", "deshtoi" dje ne Komisionin e Ligjeve, pasi buxheti i shtetit, duket se nuk ka fonde shtese per kete kategori. Drejtoresha e buxhetit ne Ministrine e Financave, Mimoza Dhembi, u shpreh dje per kete nisme, se nuk dihet se sa mund te shkoje fatura financiare qe shteti duhet te perballoje per zgjerimin e rrethit te personave, qe duhet te perfitojne nga ky ligj. "Nisma rrezikon te ngrije shperndarjen e demshperblimit aktual sipas ligjit ne fuqi. Zgjerimi i listes se perfituesve eshte nje fature e madhe", u shpreh Dhembi. Megjithate, Ministria e Financave do te perllogarise se sa para duhen, nese pranohet nje projekt i tille. Si dhe u theksua fakti, se per kete vit, buxheti i shtetit u votua dhe shifrat jane te percaktuara. Ne parim, deputetet e komisionit te djathte dhe te majte, u shprehen pro ndryshimeve ligjore, pavaresisht disa incidenteve te ndodhura gjate mbledhjes. Deputeti socialist, Pandeli Majko, kritikoi faktin qe qeveria miraton ligje e brenda nje kohe te shkurter i ndryshon ato. Majko kritikoi dhe faktin se qeveria nuk e ka vullnetin t'i demshperbleje keta njerez, duke i vonuar. Debati vijoi dhe kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali nderhynte per t'i nderprere fjalen, derisa deputeti socialist braktisi mbledhjen. Ne projektin e dorezuar ne Komision, demokrati Bushati, propozon ndryshime ne ligjin per demshperblimin e ish te perndjekurve, me synimin per rritjen e numrit te personave qe kane te drejte te marrin demshperblimin e ish-te denuarve politike, ne rast se ata kane vdekur. Demokrati kerkon konkretisht ndryshimin e Neni 8, i cili percakton rrethin familjar te ish te denuarve politike per perfitimin e demshperblimit: "Per personat qe nuk kane familjare sipas ketij ligji, familjare do te konsiderohen dhe vellezerit dhe motrat e tyre, si dhe femija/femijet e ketyre vellezerve dhe motrave", sugjeron Bushati. Ndryshime qe sjellin automatikisht rritjen e rrethit te atyre personave, qe duhet te perfitojne nga demshperblimi. Ky ndryshim u kerkua dhe ne momentin kur ligji po diskutohej nje vit me pare ne Kuvend, nga ish te perndjekurit, sipas te cileve demshperblimin duhet ta perfitojne dhe mbesa apo nipi, ne rast se per shkak te vonesave te dhenies se demshperblimit nga shteti, i perndjekuri apo familjaret e tij nuk rrojne me. Nga ana tjeter, Bushati kerkon dhe venien e "ndeshkimeve" per ata qe nuk deklarojne ne kohe se jane ish te denuar dhe duhet te perfitojne demshperblimin. Si dhe percakton venien e nje afati deri me 1 korrik 2009 per dorezimin e kerkeses, per perfitime nga statusi i te perndjekurit.