"Rilindja", dimensioni i barazisë sociale
Koncepti i rritjes cilësore në dritën e socialdemokracisë moderne, merr në konsideratë mbrojtjen e përhershme të burimeve, me kujdesin për t'u lënë të mira materiale edhe brezave që do të vijnë, si dhe mbështetjen për progresin social pa ndërprerje, që shprehet në objektivat e "barazisë sociale" dhe të "qëndrueshmërisë". Barazia sociale, që shpesh dëgjohet më tepër si slogan, e më pak si dimension real, ka strukturën e vet, ka mekanizmat e saja, ka marrëdhëniet dhe realitetet gjithëshprehëse. Nga shkollat socialdemokrate pranohet aksiomatikisht se: "Social Equality - si princip i politikës ekonomike, është imperativ i pikëpamjes socialdemokrate. Ajo bën gjithashtu sens ekonomikisht."(Economics and Social Democrasy - faqe 67, botuar nën kujdesin e Dr.Christian Krell, kreu i Akademisë Gjermane për Social Demokracinë.) Le të bëjmë një analizë strukturore dhe një gjurmim kapilar të "barazisë sociale" në botë dhe në realitetin shqiptar të tranzicionit në këta 23 vitet e fundit. Në "Program-Rilindjen" tonë flitet herë drejtpërsëdrejti e herë shkarazi, për politika ekonomike që do t'u vijnë në ndihmë shtresave të ulëta të shoqërisë, biznesit të vogël e atij familjar, fermerëve me pak dhe me shumë tokë, të papunëve të pafat; si të thuash të gjithëve, veç asaj pjese shumë të pasur të shoqërisë, që vërtitet diku tek 5% e saj. Ka entuziazëm, ka premtime, ka gjithçka, veç argumente dhe dimension modeli nuk dëgjojmë. Ose nuk ka. Ose nuk e dinë fare se si ai është i strukturuar. "Kryerilindasi", z. Edi Rama, për fatin e tij dhe tonin, është edhe një nga nënkryetarët e Internacionales Socialiste. Detyrimi i tij ndaj parimeve të socialdemokracisë, është besnikëri identiteti dhe njëherësh detyrim institucional. Ngado që të vërtitesh për rregullime formale, nuk mund të shmangesh prej pengut, se vlera thelbësore dhe të drejtat bazike të socialdemokracisë, që duhet të ndiqen e karakterizohen si "barazi sociale", janë në thelb: Drejtësi-Liri-Solidaritet. Nuk është fjala për drejtësi juridike. Fokusi lëviz në atë se, a kemi një sistem që është i drejtë për të gjithë? A e ndjejnë të gjithë qytetarët se trajtohen drejtësisht në barazinë e mundësive? Apo kemi një realitet të deformuar, ku gjithçka vërtitet tek fitimi i kapitalit si prioritet, që bashkëjeton me politika asistencimi për masën e gjerë njerëzore, nevojtare e të pasigurt nga shteti "bujar" i gjunjëzuar ndaj oligarkisë?!
Të drejtat bazike, që i gjejmë edhe në "Kartën e të Drejtave të Njeriut" të OKB-së, ku formulohen si: "Një nivel jetese adekuate", si "garantimi i kushteve të punës për gratë, të njëjta me ato të burrave, sipas parimit 'për punë të barabartë-pagesë të njëjtë'". Si sigurimi i një ushqimi të mjaftueshëm, si dhe sigurim banese dhe veshjeje." Si e drejta në shkollim, apo garantimin e "zhvillimit të plotë të personalitetit njerëzor". "Vita non est vivere sed valere vita est.", - thonin latinët; "Jeta nuk do të thotë të jesh gjallë, por se vlerat janë vetë jeta." Në dritëhijet e realitetit tonë shoqëror, institucional dhe social-ekonomik, principe të tilla për disa mund të duken si eksperimente epruvete, apo si jehona të së ardhmes. Gjuha e përdorur në "Program-Rilindje" është jokorrekte në kuptimin e terminologjisë socialdemokrate. Kjo ka sjellë si pasojë evazivitetin bishtonjës dhe moskontrollin në vijueshmëri, e drejtë kjo që buron nga parimi: "Jam i taksuar, duhet të jem i përfaqësuar." Erich Fromm, në analizën e tij për të drejtën e jetës së njeriut, pavarësisht nga gjendja ekonomike dhe pasuria, është pararojë në atë që ka shtruar disa vite më parë, kur argumenton: "Me futjen e të ardhurave vjetore të garantuara, do të zhdukeshin shumë defekte karakteristike për shoqërinë e sotme kapitaliste dhe komuniste. Thelbi i kësaj ideje qëndron në atë që, t'u jepet të gjithë njerëzve, pavarësisht nëse punojnë apo jo, e drejta e padiskutueshme për ushqim dhe strehim. Ata nuk do të marrin as më shumë e as më pak se ajo, që është krejt e domosdoshme për ekzistencën e njeriut."… Të gjithë njerëzit e kanë të drejtë të plotë të pakushtëzuar për të jetuar, pavarësisht nëse e kryejnë 'detyrën ndaj shoqërisë' apo jo." (Erich Fromm, "Të kesh apo të jesh", botimi shqip nga "Foenix", faqe 217). Ky gjykimi i fundit, sipas Fromm, është lidhur edhe me predikimet e Kishës Kristiane, dhe më herët akoma, takohet tek shumë fise primitive. Barra e "Rilindjes" është e rëndë goxha. Ka në realitetin tonë një akumulim dydekadësh të gjendjes së deformuar. Një pakicë në shoqërinë tonë asimetrike, ka në pronësi disa shtëpi, është me vila në plazh dhe në mal, pse jo edhe me apartamente intime për jetën 'play-boy', ka makina, disa kanë dhe jahte, zotërojnë konto bankare brenda dhe jashtë vendit, posedojnë pasuri të deklaruara dhe të padeklaruara, janë me prona legale dhe prona të "rruajtura" nga pasuritë publike. Nga ana tjetër, është shumica e popullsisë ajo që përpëlitet nën peshë e "pasigurisë" dhe stresit që të mbyt. Mes tyre ka shtresa të vobekta që ngrysen dhe gdhihen me ritualin e kafshatës dhe mundësisht me ndonjë këpucë të pashqyer plotësisht në këmbë të vocërrakut. Vlerësimi, që Banka Botërore e bëri të qartë fare pak muaj më parë, argumentoi me tregues dhe shifra statistikore se, 5% e popullsisë në Shqipëri zotëron pothuaj 60% të pasurisë apo diçka më shumë. Ky realitet tregon se ka zhbalancim agresiv, i cili e ka mbytur keqas "barazinë sociale". Aq më tepër, po të mendojmë se të gjithë këta pasunarë dhe megapronarë, në hyrje të viteve '90-të, ose ishin rrogëtarë, ose ishin xhepshpuar. "Kapitalizmi Grabitqar", si edhe e quan Gerorgo Soros këtë lloj pasurimi në ish-vendet komuniste, në Shqipëri është tejet i dallueshëm e me relief të thepisur. Në tetë vitet e fundit, politika ekonomike e "laissez faire"-in extremis, me privatizimet e dyshimta, me koncesionet që vetëm gjë nuk do të sjellin për ekonominë tonë, sepse koncensionarë janë vetëm të huajt, me faljet e llojit absurd "Shqipëria 1 Euro", përfshi dhe tokën, sollën pasurimin e disave, të atyre që kanë ditur ta "lyejnë mirë rrotën e qerres" se ekzekutivit vendimmarrës. Të huaj dhe shqiptarë, marifetçinj që zhvasin, janë dhe mbeten të huaj për interesat e masës së gjerë antropologjike. Përfaqësuesit e PS dhe LSI, në një emision mediatik paraqitën një version hibrid të programit ekonomik?! Ai dallohet qartësisht se nuk është as socialdemokrat dhe as liberaldemokrat. Janë veshur gabimisht apo me qëllim, nga nxitimi apo se kështu është gatuar kjo aleancë, këpuca e majtë në këmbë të djathtë dhe e djathta në këmbë të mëngjër! Çfarë do të bëjë "Program-Rilindja"?! Tash që dy negociatorët e "tangos asimetrike" PS & LSI, zotërinjtë Ilir Beqja dhe Edmond Haxhinasto, i pari nga PS dhe i dyti nga LSI, në prononcimin e tyre televiziv paraqitën linjat e programit të përbashkët, është e qartë se ai nuk është i tipit socialdemokrat.
Është më shumë një mutacion inercie, përderisa kur folën për taksimin progresiv, e lidhën atë vetëm me të ardhurat personale. Biznesi do të vijojë me taksën e sheshtë të bartur nga politika fiskale e qeverisë së mëparshme. Nuk u tha gjë prej tyre për tatimet mbi pasuritë imobiliare, se sa do të mblidhen dhe ç'efekt do të ketë si % në GDP. Ky qëndrim e ka shpjegimin e vet. Pasuri të tilla me tepri kanë deputetët dhe qeveritarët e të gjitha niveleve. E kanë ata që punojnë në gjykata dhe prokurori. E kanë zyrtarë të lartë të majmur. Është me "brirë" fakti që diçka tek rreth 30 deputetë të Parlamentit të ri janë milionerë me Euro, pronarë me firma ndërtimi dhe lojëra fati, me biznese të pastra dhe me të ndotura. I vetmi "joparelli" është Kryeministri i mundshëm i ri, zoti Edi Rama, që me fitimet nga "Kurbani" i tij, libri "best seller", më në fund po ndërton një vilë në këmbë të malit të Dajtit, pasi ai ende vijon të jetojë në një apartament me qira. Nga këta ligjvënës do duhet të presim "barazi sociale"?! Unë dyshoj se do të kemi! Nëse do të jetë e mundur, unë e kam të ndershme "faljen" që do t'ua kërkoj publikisht. Nuk e dimë, nëse do taksohet apo jo dividenti, apo deri edhe të ardhurat nga fitimet bankare, si edhe po ndodh në shumë vende me financa publike të tronditura?! Nuk e dimë nëse, tani që qeveria është e krahut të majtë, bashkitë dhe komunat që drejtohen nga socialistët dhe lësëistat, do të mund të mbledhin taksat lokale që aktualisht kanë disa vite që nuk e kalojnë 60% e shumës së detyruar. Ndërsa pushteti qendror mbledh 95-100% të taksave. Në Shqipëri, vetëm 8% e shpenzimeve të buxhetit të shtetit administrohen nga pushteti lokal, ndërsa 92% shpenzohen nga qeveria. Ministri i Ekonomisë, zoti Florian Mima, deklaroi gjatë fushatës elektorale se në vitin 2006, të ardhurat nga "tatimi mbi të ardhurat personale" ishin 0,5% të GDP-së, ndërsa në 2012, ato janë 2% e GDP-së. Të ardhurat nga tatimi i korporatave në vitin 2006 ishin 1,6% e GDP-së, ndërsa në vitin 2012 ato janë sa 1,1% e GDP-së, paçka se zoti Mima deklaroi se janë po 1,6%. Në 7 vitet e fundit janë favorizuar dukshëm korporatat dhe janë neglizhuar deri në diskriminim qytetarët, individët e kategorive të ndryshme shoqërore. Për më tepër, ky model nuk është se e shtoi punësimin. Nuk pati më shumë investime në industrinë prodhuese me kapital shqiptar. Nuk pati gjallërim në sektorë që sjellin zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Mbetet të mësojmë se si do të ndryshojnë këto shifra në projektbuxhetin e qeverisë së re, dhe cila do të jetë ecuria në vazhdim?! Kush ka pagë më të lartë, do të paguajë si taksë në mënyrë progresive më shumë. Kjo është deklaruar, por se nuk ka një përcaktim as fundor dhe as të përafërt se sa % të GDP-së do të jetë kjo shifër, me qëllimin e mirë që të shohim rritjen e të ardhurave në Buxhetin e Shtetit. Për sa u takon pagave të ulëta dhe shumë të ulëta, vendimi prag zgjedhje i qeverisë, për heqjen e taksës mbi të ardhurat personale për këto kategori, e la duarbosh qeverinë që po vjen në detyrë; duke ia hequr mundësinë e një veprimi me impakt të gjerë ndaj një shtrese të pasigurt sociale. Do të shohim se cili do të jetë efekti si % në GDP edhe nga ky vendim.
Aktualisht ne dimë në mjegull vetëm SOS-in e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, zotit Ardian Fullani, i cili kërkon të rikthehet misioni i FMN-së, i përzënë nga qeveria e PD-së dhe aleati i saj LSI (Sa komike! Në atë qeveri, ministër i Jashtëm për ca kohë dhe më vonë dhe ministër i Ekonomisë e zv/kryeministër, ishte zoti Edmond Haxhinasto, sot në ekipin e Rilindjes me përgjegjësinë e program-rilindje-hartuesit) sepse financat publike janë në rrezik. Kjo tablo e zymtë krijon trishtim dhe pasiguri, frikë për një rrëshqitje në recesion dhe krizë, e si rrjedhojë dhe grumbullim pakënaqësie tek grupe shoqërorë, pse jo, qysh në gjashtëmujorin e parë të qeverisë së re që do të shpërfaqet si pakënaqësi. Lypsen seriozitet dhe dimensione programuese me kahje socialdemokrate, si dhe kurim i realitetit gradualisht me përgjegjësi, profesionalizëm, ekzigjenca dhe kompetencë. A ka një përkufizim se ç'është "Barazia sociale"? Sigurisht që ka, madje më shumë se një. Gjithçka përcaktohet nga përvojat historike dhe konkrete, nga niveli i zhvillimit të vendit, nga tradita e shkollës socialdemokrate, nga objektivat reale në kuadrin e sigurimit të një jete me tipare dhe begati cilësore për qytetarin. Për shkollën gjermane, e citoj: "Social-Demokracia përpiqet për një shoqëri që bazohet tek qytetari social, në të cilën çdo personi i është garantuar një jetë, ku realizohet dinjiteti njerëzor i tyre, i mbrojtur nga mbështetja e nevojshme materiale, me qëllim sigurimin e pjesëmarrjes në të dyja, në jetën sociale dhe atë ekonomike, pavarësisht suksesit të tyre në terma ekonomike." Të bien në sy në këtë përkufizim disa principe themelore. "Shoqëri e qytetarit social"; "Garantimi i dinjitetit njerëzor për të gjithë"; "Mbështetja materiale për të gjithë, që gjithkush të marrë pjesë në jetën ekonomike dhe sociale"; "Pakushtëzimi nga pasja apo jo e suksesit ekonomik." Nëse vështrojmë me dashamirësi dhe pa ngasje për derdhje pakënaqësie e kriticizmi, në shoqërinë tonë të tranzicionit vëmë re se në këto 23 vite, pavarësisht se nuk ka munguar kujdesi për njeriun dhe politikat me orientim social, rrymat e lëvizjes gjithëpërfshirëse dhe rrëkezat e kujdesjes së pjesshme, kanë qenë dhe mbeten më së shumti asistenciale dhe josociale. Ndihmonjëse në rrethanat e vështira dhe mbështetëse për të përballuar një situatë të keqe, dhe jo strategji për të dalë nga gjendja dhe për ta shëndoshur atë hap pas hapi. Mungon kurimi i shoqërisë përmes atij programi socialdemokrat, që personaliteti i shquar i kësaj shkolle, i kësaj praktike e drejtimi shoqëror shumë të suksesshëm në Suedi, ish-kryeministri suedez dhe një nga tri personalitetet më të shquara të Internacionales Socialiste në vitet '80-të, por edhe në gjithëkohësi, Olof Palme, e quante: "Projektet e jetës".
(vijon në numrin e nesërm)
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)