E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret nuk i deklarojne pronat

Frika nga taksat Financat Raportohet me pak se realja. Te ardhurat 13.5 me pak

Te deklarosh pasurine e paluajtshme per llogari te taksave nuk eshte nje veprim qe behet me qejf aq me teper kur ekonomia jone vijon te mbetet informale per nje pjese derrmuese te saj. Sipas ligjeve ne fuqi cdo prone si toke ndertese cdo shitje e tyre dhenia me qira kalimi te nje pronar tjeter duhet te deklarohet tek instancat perkatese ne menyre qe te kryhet regjistrimi dhe pagimi i detyrimeve. Tre vjet me pare qeveria ndryshoi nje tip takse ate te kalimit te pronesise ne momentin e shitjes duke vendosur nje takse 10 per qind per te ardhuren qe krijohet. Per te shmangur abuzimet Ministria e Financave vendosi cmime reference per msup2 duke ia lene zyrave te regjistrimit te pasurise te administronin te ardhurat.

Ne teresi te ardhurat nga taksat mbi pronat e paluajtshme vijne ne rritje megjithate sipas Ministrise se Financave treguesit nuk i perputhen realitetit.

Problem familjet

Taksa mbi kalimin e se drejtes se pronesise per pasurite e paluajtshme konsiderohet me problematikja nga tre llojet e taksave te tjera qe jane taksa mbi ndertesat mbi tokat bujqesore dhe taksa mbi shitjen e pasurise se paluajtshme. Pavaresisht se keto tre taksa jane me rritje te ardhurash serish shikohet nje mosperputhje me realitetin. Eumlshte prej kohesh nje pjese problematike e sistemit tatimor per sa i takon te ardhurave te mbledhura kundrejt te ardhurave potenciale qe mund te mblidhen nga pasuria e paluajtshme deklaron Departamenti i Politikave Fiskale ne ministri. Sipas tyre administrimi dhe grumbullimi i takses mbi pasurine rezulton te jete pergjithesisht efektiv per sa i perket bizneseve dhe institucioneve/organizatave dhe ndjek te njejten tendence ne arritjen e nivelit te parashikuar te te ardhurave me taksat dhe tarifat e tjera te aplikueshme nga njesite vendore tarifat e pastrimit gjelberimit ndricimit. E kunderta ndodh me familjet qe tentojne ti shmangen detyrimit. Ketu tendenca ne grumbullimin e kesaj takse eshte e ulet dhe njesite e qeverisjes vendore kane mjaft probleme ne administrimin dhe detyrimin per pagimin e takses. Per nivelin ende te larte te informalitetit ka mjaft veshtiresi ne vleresimin e bazes se taksueshme per arsye te mangesive ne deklarimin real te pasurive sqarojne ekspertet e Financave.

Ne periudhen janar-shtator 2010 taksat mbi pasurine arrijne ne 1 miliarde e 526 milione leke ose 9.8 per qind me te larta se nje vit me pare. Sipas ministrise ne totalin e te ardhurave tatimore ky grup taksash ze vetem 0.71 per qind kundrejt 6 per qind qe eshte mesatarja e vendeve te OSBE-se.

Taksa informale

Ajo qe mbetet me problematike eshte taksa mbi kalimin e pasurise e cila ne periudhen janar-tetor 2010 rezulton me renie prej 13.8 perqindesh. Gjate kesaj periudhe jane mbledhur rreth 147 milione leke nga 170 milione te realizuara vitin e kaluar. Duke iu referuar nenit 28 te ligjit Per sistemin e taksave vendore taksa mbi kalimin e se drejtes se pronesise per pasurite e paluajtshme vendoset per ndertesat dhe te gjitha pasurite e paluajtshme ne castin e kalimit te se drejtes se pronesise mbi to. Taksa paguhet nga personi qe kalon te drejten e pronesise mbi pasurine e paluajtshme para kryerjes se regjistrimit ne perputhje me aktet ligjore ne fuqi. Baza e takses mbi kalimin e se drejtes se pronesise per ndertesat eshte siperfaqja e ndertimit pronesia e se ciles transferohet. Niveli i takses caktohet ne leke per meter katror te bazes se takses. Detyrimi tatimor llogaritet si shumezim i nivelit te takses me bazen e
tij.

Baza e takses per kalimin e se drejtes se pronesise per pasurite e tjera te paluajtshme eshte vlera e shitjes se tyre. Niveli i takses caktohet ne perqindje dhe niveli tregues i takses eshte 2 per qind. Detyrimi tatimor llogaritet si shumezim i nivelit te takses me bazen e tij. Vjelja e kesaj takse behet nga zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme te cilat ne rolin e agjentit te taksave perfitojne 3 per qind te shumes se arketuar dhe diferencen e derdhin per llogari te buxhetit perkates te bashkise ose te komunes ne territorin e se ciles ndodhet pasuria jo me vone se data 30 e muajit pasardhes.

Tatimi i prones

Ministria e Financave percaktoi permes nje udhezimi ne muajin qershor proceduren e tatimit te prones per te gjitha qytetet e vendit. Ky udhezimi i ministrit te Financave percakton tarifat specifike per te gjitha rrethet si dhe percakton formulen se si do te perllogaritjet tatimi duke u bazuar ne vleren e blerjes. Sipas kesaj procedure percaktimi i vleres ne blerje bazohet ne kontraten paraardhese te blerjes. Kalimi i se drejtes se pronesise mbi pasurite e paluajtshme toke dhe ndertese tatohet me 10 per qind te fitimeve kapitale te realizuara. Ky paragraf nuk zbatohet ne rastet e shkembimit te se drejtes se pronesise mbi token me te drejten e pronesise mbi ndertesen e ndertuar mbi toke. Ne kete rast tatimi i te ardhurave kryhet sipas procedures se dhene ne nenin 20 te Ligjit Nr. 8438 date 28.12.1998 Per tatimin mbi te ardhurat te ndryshuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›