E Diel, 1 Nëntor 2026

Shume penallti e vetem nje gol Renova fiton Kupen Pavaresia

Vetem gjuajtja e 11-metershave percaktoi dy skuadrat finaliste

Renova eshte fituesja e edicionit te dyte te Kupes se Pavaresise. Ekipit shqiptar nga Maqedonia i ka mjaftuar nje gol i cili ka qene edhe i vetmi i te gjithe turneut per te triumfuar dhe per te ngritur ne fund turneun.

Ne diten e 98-Vjetorit te Pavaresise qyteti i Vlores qendra e festimeve te kesaj feste ka mikepritur per te dyten here radhazi miniturneun e futbollit Kupa e Pavaresise i mbeshtetur kete vit nga operatori celular PLUS. Operatori me i ri ne treg PLUS duke qene nje nga investimet me te rendesishme shqiptare me krenari mbeshtet futbollin shqiptar edhe ne vazhden e mbeshtetjes se skuadres sone kombetare ne sfiden per sezonin eliminator te EURO 2012. Kupa e Pavaresise nje nisme e Federates Shqiptare te Futbollit ka bashkuar ne diten e pavaresise kombetare ne kete miniturne futbolliste te disa skuadrave te shqiptareve brenda dhe jashte kufijve nga Shqiperia Maqedonia Kosova dhe Mali i Zi.

Konkretisht jane ndeshur mes tyre skuadrat e Beses se Kavajes si perfaqesuese nga Shqiperia kunder KF Renova nga Tetova e Maqedonise fituese e kampionatit maqedonas dhe KF Liria nga Kosova fituese e Kupes se Kosoves kunder KF Otrant ekip shqiptar nga Ulqini. Jane zhvilluar gjithsej tre takime nga 45 minuta. Perballja e pare ishte ajo mes Beses se vendit tone dhe Renoves se Maqedonise. Pas perfundimit te 45 minutave te lojes me rezultatin e barabarte 0-0 gjithcka eshte vendosur nga gjuajtjet e 11-metershave qe nxoren fituese skuadren e Tetoves me rezultatin 5-4. Ndeshja e dyte ishte ajo mes Otrantos se Malit te Zi dhe Lirise se Kosoves e cila u mbyll gjithashtu pa gola por qe nxori finaliste skuadren e Otrantos nga Ulqini pas gjuajtjes se 11-metershave. Ndryshe nga edicioni i kaluar ne kete finale nuk kishte asnje skuader shqiptare por u luajt mes Otrantos dhe Renoves. Skuadra maqedonase arriti te zhbllokoje rezultatin brenda 45 minutave me nje supergol nga distanca duke fituar gjithashtu Kupen Pavaresia ne kete edicion te dyte. Trofeun e pare te ketij aktiviteti vitin e shkuar e fitoi skuadra e Flamurtarit. Vlonjatet triumfuan 12 muaj me pare me 28 nentor 2009. Ne ate turne moren pjese Flamurtari i Vlores Shqiperia FK Prishtina Kosova dhe Shkendija e Tetoves. Te tria ndeshjet nga 45 minuta secila perfunduan me rezultatin 0-0. Flamurtari fitoi me penallti. Tashme Kupa Pavaresia eshte kthyer ne nje tradite dhe vitin e ardhshem do te zhvillohet edicioni i trete serish me kater skuadrat fituese te Kupave te Shqiperise Kosoves Maqedonise dhe Malit te Zi. Kjo ishte nje mundesi per te festuar te gjithe se bashku u shpreh ne perfundim te miniturneut presidenti i FSHF-se Armand Duka. Kjo do te mbetet ne tradite dhe do te zhvillohet per cdo vit ne Vlore. Falenderoj kryebashkiakun e ketij qyteti dhe te gjithe ata qe bashkepunuan. Eumlshte nje aktivitet qe zhvillohet per here te dyte dhe per te paren here ne Vlore. Shpresoj te jete nje aktivitet i pervitshem shtoi kryebashkiaku i qytetit te Vlores Shpetim Gjika.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›