Shqiptaret nuk jane naive

Besoj se shqiptaret nuk jane naive te mos kuptojne se kur qeveria flet gjate dhe pa pushim ne prezantimin e buxhetit 2009 nuk e bene kete per te prezantuar sukseset sepse ato flasin vete por per te fshehur deshtimet e saj
Nga Arben Malaj
Po ndalem ne disa analiza dhe shifra per rrisqet dhe sfidat qe ka vendi ne menaxhimin e financave publike.
Fshehja e rritjes se deficitit borxhit publik dhe sidomos e rritjes se kostove te tyre karakterizojne edhe buxhetin e vitit 2009.
Shqetesimi behet akoma me i madh sepse per disa vjet rresht ka rene rritja e te ardhurave reale ndersa rritja e deficitit borxhit dhe kostos se tyre po behet me shqetesues.
Nga analiza e KLSH per renien e ndjeshme te te ardhurave reale buxhetore ne vitin 2009 krahasuar me vitin 2008 konkluzioni i tyre se gjate vitit 2009 investimet publike u keqperdoren per qellime elektorale risku qe kete fat do te kene edhe investimet e vitit 2010 e 2011 duhet te na shqetesoje te gjitheve per kete keqqeverisje.
Perse realisht situata eshte perkeqesuar dhe pse rrisqet dhe kostot per menaxhimin e financave publike mund te behen me te veshtira
E para asnje nuk e di se sa eshte borxhi publik i vendit. Kryeministri nuk ndjen asnje pergjegjesi per shifrat qe shet ne publik ndersa ministrat vetem lodhen per te justifikuar publikisht papergjegjshmerine e tij duke u bere edhe vete te papergjegjshem ndaj mandatit qeverises.
Shifres zyrtare te borxhit te vitit 2009 i mungojne rreth 60 milion qe jane mospagesa te qeverise ndaj firmave private qe kryen investime elektorale.
Papergjegjshmeria e mospagesave nuk ishte vetem fshehja e deficitit por falimentimi i disa prej firmave private.
Kredite e keqija ne banka u rriten ndersa bankat veshtiresuan dhenien e kredise dhe rriten koston e saj.
Borxhi yne publik i 2009-es eshte me i madh se 60 e PBB sepse qeveria bllokoi rimbursimin e TVSH rriti abuzivitetin me taksat dhe tatimet duke rritur realisht pjesen e fshehte te deficitit vazhdon te mos respektoje vendimin e Gjykates Kushtetuese per ish ushtaraket. Kjo shifer sa vjen dhe rritet edhe sepse nje detyrim kushtetues sa me shume vonohet aq me i rende mund te behet per buxhetin.
Borxhi yne publik eshte me i madh se 60 e PBB sepse Qeveria vazhdon te mos kompensoje ish pronaret duke e mbartur kete kosto per me vone. Sa me shume qeveria jep siperfaqe toke per koncesione korruptive aq me e madhe behet fatura financiare qe do te paguaje buxheti aq me shume taksa do te paguajne shqiptaret ne te ardhmen.
Borxhi po rritet sepse po rriten vendimet e Gjykates se Strasburgut per shkelje te se drejtes se pronave e te drejtave te njeriut nga ana e qeverise.
Arsyeja tjeter pse borxhi shqiptar eshte me i larte se ai qe pasqyron qeveria eshte se po rriten detyrimet e prapambetura te ish te perndjekurve politike per te cilet qeveria miratoi nje ligj pa fature financiare dhe premtoi ta paguante brenda 8 viteve. Detyrimet e papaguara ndaj tyre ne vitin 2009 dhe 2010 jane borxhe te fshehura te qeverise.
Momenti i dyte qe deshiroj te ndaj me taksapaguesit shqiptare eshte rritja me ritme te shpejta e borxhit publik dhe kostos se tij.
Sipas shifrave zyrtare te qeverise dhe FMN borxhi publik ne vitin 2013 do te jete 2.2 here me i madh se borxhi publik i vitit 2005. Sipas perllogaritjeve te FMN-se nga 4.7 miliard dollare ne vitin 2005 ai rrezikon qe ne vitin 2013 te arrije ne 10 miliard dollare. Vetem gjate kesaj periudhe ju do ta rrisni borxhin publik me 5.5 mild .
Nese ne vitin 2005 borxhi publik i Shqiperise ishte rreth 1462 dollare per fryme ne vitin 2009 ishte 2150 dollare dhe ne vitin 2013 me keto ritme do te shkoje rreth 3165 dollare per fryme.
Jo vetem qe borxhi eshte rritur por edhe kostoja e tij po behet me e rende.
Nese ne vitin 2005 interesat e borxhit ishin vetem 265 milion dollare ne vitin 2009 ato jane 363 milion dollare dhe ne vitin 2013 rrezikojne te mberrijne ne 578 milion dollare me nje rritje prej 218.
Pra gjate qeverisjes suaj shqiptaret do te paguajne nje borxh ne rritje prej rreth 5.5 miliard dollare dhe nje kosto borxhi te rritur me 313 milion dollare.
Shume shpejt rrezikohemi qe totali i interesave te borxhit te jete i barabarte me totalin e investimeve publike te vendit kjo eshte shume shqetesuese.
Here pas here kerkoni te beni debat partiak rreth vizionit tuaj per borxhin debate te cilet jane sa siperfaqesore aq edhe jo profesionale. Keto deklarata mbartin edhe kontradikta te medha te logjikes ekonomike.
Asnje qeveri sado e djathte te jete ne programin e saj nuk toleron rritjen e shpejte dhe me kosto te rende te borxhit.
Keto qeveri vendosen kufijte per shkallen dhe kohen e nderhyrjes ne ekonomi jo me shume se 2 e GDP dhe kthim sa me pare ne pergjegjesite e reduktimit te borxhit dhe kostos se tij.
Shqetesimi eshte jo vetem per nivelin e borxhit por sidomos per koston e tij. Ka vende qe per shkak te produktivitetit dhe efikasitetit te ekonomive te tyre e financojne borxhin me kosto gati zero. Japonia ka nje borxh qe shkon deri edhe 300 e GDP SHBA ka borxh ne rritje por e financojne ekonomine e tyre me kosto te ulet gati zero. Kostoja e borxhit te Greqise ishte shume me rende se mesatarja e eurozones ndaj alarmoi gjithe institucionet per riskun e falimentimit te saj.
Ju e provuat dhe deshtuat te gjenit financim nderkombetar me kosto te arsyeshme.
Ju e dini qe ne tregjet nderkombetare ka likuiditete. Ndersa klasifikimi qe ju be ekonomise shqiptare per te marre hua nga keto tregje ishte shume i ulet cka do te thote qe kostoja e borxhit do te jete e larte.
Ju dy here rresht miratuat me ligj nivele te me larta te kostos se huamarrjes per te joshur kreditoret dhe perseri deshtuat.
Ekonomia ka nevoje per financime te huaja por jo per borxhe me interesa 12-15 ne euro sic vepruat ju ne vitin 2008 kosto e rende qe ekonomia jone po e paguan me rritjen e interesave te borxhit duke filluar qe nga viti 2009.
Analiza e trete qe dua te ndaj me taksapaguesit eshte efikasiteti dhe cilesia e investimeve publike.
KLSH provon se ne vitin 2009 qeveria ka keqperdorur politikisht investimet publike duke keqperdorur politikisht borxhin e marre.
Shqiptaret do te paguajne borxhe me te medha dhe me te renda sepse qeveria juaj per interesa populiste dhe korruptive nuk ndjen asnje pergjegjesi per perzgjedhjen e investimeve publike.
Ndoshta viti 2009 ishte dhe viti i fundit ku nje pjese e veshtiresive te financimit ne ekonomi u zbuten nga perdorimi i te ardhurave nga privatizimi ne rreth 270 milion dollare.
Kjo mundesi sa vjen dhe tkurret ndersa papergjegjshmeria juaj per te marre borxh me cdo interes mjafton qe te krijoni idene e investimeve pa fund sa vjen dhe rritet.
Investimet publike jane te copezuara kostot e tyre kane brenda nje komision te larte te korrupsionit te perzgjedhjes se fituesve.
Disa projekte te rendesishme ne ekonomi zvarriten pa fund. Qeveria inauguron me shume pompozitet edhe investime te vogla thjesht qe cdo dite te jete ne media.
Keqperdorimi i parave publike per publicitet qeveritar po rritet nga dita ne dite.
Po ju jap dy shembuj ku realiteti shqiptar per investimet publike eshte krejt ndryshe nga propaganda juaj mediatike.
Rruga Levan-Vlore u inaugurua nga ju me shume pompozitet ne prag te zgjedhjeve vendore 2007. Ajo eshte jo me shume se 30 km.
Keni kater vjet dhe nuk po e mbroni dot. Sikur te punohej 250 dite cdo vit do te duheshin 1000 dite pune per 30 km. Ju nuk keni bere dot as 30 metra rruge ne dite. Dhe kjo ndodh jo se nuk ka kompani shume kredibel per rruget jo se nuk ka teknologji moderne per ndertimin e infrastruktures por sepse ne qeverine tuaj ka korrupsion pa fund.
Po keshtu rruga Fier-Tepelene e cila eshte jo me shume se 70 km ka afersisht te njejtin fat. E vonuat per ta filluar coroditet donatoret me fantazine tuaj spontane nga duhet te kaloje rruga dhe tani jeni duke ecur si breshka dhe duke e zvarritur pa fund kete investim te rendesishem publik.
Keni vite qe zvarrisni bypass-in e Fierit i cili nese vonohet akoma do te beje te efektshme investimet ne aksin jugor te vendit duke rritur vonesat dhe bllokimit e tejzgjatura ne kete aks shume te rendesishem.
Deklaroni me krenari tunelin e Qafe Krrabes nuk jam xheloz bile deshiroj te shikoj sa me shume investime dhe ne cdo pjese te vendit nga Veriu ene Jug por po zvarrisni pa fund mbeshtetjen per bypass-in e Vlores qytetit me potenciale turistike te jashtezakonshme por me infrastrukture rrugore jashtezakonisht te renduar.
Lidhur me deficitin borxhin dhe koston e tij nuk po debatojme per presjet dhjetore por per papergjegjshmerine ne rritje ne qendrueshmerine e financave publike te vendit tone.
Rritja e tyre demton rende rritjen ekonomike te vendit. Ajo qe ndodhi ne fillim te vitit 2010 per shkak te deshtimeve tuaja ne vitin 2009 detyrimi per te ulur menjehere buxhetin e miratuar me buje nga ana juaj shkurtimi drastik i shpenzimeve ne arsim dhe shendetesi jane shembujt konkrete se kush i paguan papergjegjshmerite e qeverise ne menaxhimin e financave publike.
Sa me shume rrisni borxhin e vendit qe deri ne vitin 2013 mund te jete 68-70 PBB-se sa me shume rrisni koston e ketij borxhi qe deri ne vitin 2013 mund rritet 70 ne raport me vitin 2005 aq me shume demtoni rende cilesine e rritjes ekonomike te vendit.
Nese vazhdoni keshtu shume shpejt shkurtimet do te behen me te renda arsimi shendetesia dhe grupet sociale si te papunet te paaftet te varfrit do te goditen me rende.
Shume shpejt pabarazia sociale do te rritet kohezioni social i vendit mund te perkeqesohet dhe stabiliteti politik i vendit behet me i veshtire dhe me pasoja te renda afatmesme dhe afatgjata.
Keto nuk jane deklarata emocionale por keto jane mesime konkrete qe vijne nga vendet e tjera qe po kalojne krizen e borxheve te renda.
Mundesia me e mire per te ulur kete risk eshte te rriten ritmet e rritjes ekonomike. Reformat per te cliruar rritjen ekonomike te vendit nuk kerkojne kosto buxhetore kerkojne pergjegjshmeri dhe vullnet politik ndaj vendit.
Ato jane reforma qe kerkojne te rritet liria e prones te luftohet korrupsioni te luftohet kapja e shtetit te nxitet biznesi i vogel dhe i mesem te rritet kursimi ne ekonomi qe te ulet kostoja e financimit te saj.
Papergjegjshmeria juaj politike e deficiteve te rritura publike dhe buxhetore rrezikon te kthehet ne nje kosto te rende sociale per te gjithe shqiptaret.