E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët, populli më proeuropian

Shqiptarët janë populli që më shumë se të gjithë të tjerët në rajonin e Ballkanit besojnë në integrimin europian.

Një sondazh i kryer nga Gallup dhe disa organizata të tjera dëshmon se 88 për qind e shqiptarëve mbështesin afrimin e vendit më Bashkimin Europian, ka transmetuar Zëri i Amerikës.

Sondazhi nxjerr edhe disa të dhëna që duken kontradiktore, pasi ndërsa janë të kënaqur më nivelin e jetesës dhe kjo ka ardhur në rritje, 64 për qind shohin mundësi më të mëdha jashtë vendit, ndërsa 38 do të donin të emigronin, duke qenë përqindja më e lartë në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›