Shqiptarët presin kundërshtarët

Sot në orën 13 do të fillojë ceremonia e hedhjes së shortit të Europa League ku 62 ekipe do të mësojnë fatet e tyre, dy prej të cilave janë Skënderbeu dhe Kukësi.
UEFA ka publikuar skuadrat me të cilat mund të përballen ekipet e kësaj faze.
Skënderbeu, i ndodhur në grupin e katërt të shortetut, do të lauj me njërën nga këto ekipe: Shtutgart(Gjermani), Betis(Spanjë), Spartak Moskë(Rusi),PAOK(Greqi), Çernomorets Odesa(Ukrainë).
Kukësi, i ndodhur në grupin e pestë të shorteut, do të luaj me njërën nga këto ekipe: Fiorentina(Itali), St-Etien(Francë), Rubin Kazan(Rusi), Trabzonspor(Turqi), Sherif Tiraspol(Moldavi)./indeksonline/