S'ka shkëmbim Lewandowski - Mandzukic

Karl-Heinz Rummenigge e ka hedhur poshtë mundësinë e shkëmbimit të sulmuesit Mario Mandzukic me atë të Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski.
Trajneri Pep Guardiola është koncentruar më shumë që të luajë me Thomas Mullerin si sulmues të vetëm tek gjiganti bavarez, një gjë e cila e ka zhgënjyer sulmuesin kroat.
Sipas mediave gjermane, Mandzukic nuk e ka nisur dhe aq mirë eksperiencën me trajnerin spanjoll, pasi është i pakënaqur me rolin e tij të ri prej zëvendësuesi. Javën e kaluar, trajneri gjerman Felix Magath e kishte sugjeruar Bayernin që ta shkëmbejë Mandzukicin me Lewandowskin. Por, kreu i klubit gjerman e përgënjeshtron një marrëveshje eventuale me Dortmundin për këtë ide.
“Nuk mendoj se është një ide e mirë. Ne jemi mjaft të kënaqur me Marion. Është një lojtar mjaft i rëndësishëm për Bayernin”, siguroi presidenti i Bayernit për Sport1. Lewandowski e do me gjithë zemër transferimin në Bayern, por Dortmundi refuzon ta lëshojë këtë verë sulmuesin polak. Ai mund të largohet pas një viti, pasi do t’i skadojë kontrata me nënkampionin evropian dhe gjerman./indeksonline/