“Shqiptarët punojnë për oligarkët”, Tabaku: Me taksat e inflacionuara, qeveria paguan koncesione

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e çmimeve të produkteve. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Tabaku deklaron se shqiptarët po punojnë për oligarkët, siç konsideron ajo qeveritarët.
Tabaku paralajmëron se çmimi i qumështit dhe nënproduktet e tij do të rriten edhe më tej gjatë kësaj jave dhe arsyeja sipas saj lidhet me kostot e larta të produkteve të para.
Deputetja thekson se askush nuk mohon se lufta në Ukrainë ka sjellë për pasojë rritjen e çmimeve, por kjo sipas Tabakut mbetet alibi përsa kohë qeveria ka mbledhur nga rritja e çmimeve 170 milionë euro më shumë në buxhetin e shtetit nga taksat.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut:
Shqiptarët punojnë për oligarkët/qeveritarët
Për shqiptarët çmimi qumështit dhe nënproduktet e tij do të rritet edhe më tej këtë javë. Çmimi qumështit shkon në thuajse 200 lek ndërkohë që priten të rriten nënproduktet e tij.
Arsyeja pas kësaj rritje të dytë lidhet me kostot e larta të produkteve të para.
Dikush mund të argumentojë se lufta në Ukrainë ka rritur çmimet dhe për rrjedhojë kostot e biznesit. Askush nuk mohon ndikimin e luftës.
Por kjo e fundit mbetet alibi derisa qeveria ka mbledhur nga rritja e çmimeve 170 mln euro më shumë në buxhetin e shtetit nga taksat. Ku shkojnë këto të ardhura?!
Në një vend ku 1 ndër 3 shqiptarë nuk e ka të sigurtë vaktin a nuk do ishte një politikë me sens rishpërndarja e të ardhurave që rriten prej inflacionit?! Patjetër që po!
Madje më e logjikshme do të ishte heqja e disa taksave që aplikohen në konsum ashtu që shqiptarët të kenë më shumë në kuletën e tyre. Heqja e talsave do qe zgjedhja dhe zgjidhja!
Fatkeqësisht jo! Qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë lufte dhe në kohë paqe! Pse?! Sepse me taksat e inflacionuara ajo paguan PPP/Koncesione.
Merrni inceneratorin e Tiranës që do të indeksohet me normën e inflacionit. Pra 30% e shqiptarëve mezi paguajnë bukën e tyre kurse inceneratori Tiranës merr milionat shtesë nga arka e shtetit.
A punojnë shqiptarët për oligarkët/qeveritarët që janë kthyer në mish e thua?!
Shifrat thonë që po! Njësoj dhe arka e shtetit! Padyshim dhe xhepi shqiptarëve!
/rtsh.al/