Arritjet e SPAK/ Arben Kraja, Mara dhe Veizaj vizitë 1-javore në SHBA, takim me zyrtarë të FBI, DEA dhe Departamentit të Shtetit

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, prokurori i posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH, Aida Veizaj gjatë vizitës zyrtare në Washington të SHBA do të zhvillojnë një sërë takimesh me qëllim prezantimin e SPAK dhe arritjeve të tij.
Sipas njoftimit të SPAK bëhet me dije se gjatë vizitës 1-javore në Washington, Kraja, Mara dhe Veizaj do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.
“Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/