Futi drogë në mbathje për t’ia dhënë të shoqit në burg, arrestohet 29-vjeçarja

Vetëm një javë pasi u arrestua vëllai i saj, dhe më shumë se nëntë muaj që mbahet në qeli i shoqi, i dyshuar për trafik narkotikësh, 29 vjeçarja Laura Sheko, iu është bashkuar atyre pasi ka tentuar të fusë në burg një sasi lënde narkotike.
Vëllai i saj Martin Sheko dhe bashkëshorti Arben Shtëmbari e kishin porositur që kur të shkonte t’i takonte sërish, të merrte me vete edhe disa doza hashashi.
Ajo i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së tyre dhe dozat e hashashit i kishte future në mbathje me idenë se do të arrinte të fuste drogën në dhomat e paraburgimit.
Bashkëshorti i saj, Ilia Prendi, i ashtuquajturi Arben Shtëmbari, është kreu i një bande italo-shqiptare dhe Martin dhe Laura Sheko konsiderohen njerëzit më të besueshëm të tij.
Edhe Laura iu është bashkuar atyre pasi është kapur në flagrancë në momentin që ka tentuar të kalojë kontrollin e policisë në burgun 313./Indeksonline/