E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret shtyjne pas zgjedhjeve pushimet jashte vendit

Do të votojnë e pastaj do të nisen të qetë për pushime. Prenotimet pranë agjensive turistike tregojnë se shqiptarët po u japin rëndësinë e duhur zgjedhjeve, pa hequr dorë nga pushimet. Turqia pritet të jetë destinacioni kryesor i familjarëve edhe për këtë vit.

Turistët shqiptarët i kanë bërë gati valixhet për pushime, por do të nisen pasi të kenë hedhur verdiktin e tyre në kutinë e votimit.
Zhvillimet në vend vijnë para pushimeve dhe këtë e kanë vënë re edhe agjensitë turistike.

Megjithatë shqiptarët duket se nuk do të heqin dorë nga pushimet jashtë vendit, dhe mbi të gjitha nga destinacionet klasike si ai i turqisë, pavarësisht zhvillimeve të fundit atje.

Alternativë e re e turizmit duken brigjet e Europës perëndimore

Tkurrja e buxhetit për argëtim, po i nxit shqiptarët të bëjnë pushime më të shkurta se pak vite më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›