Shqiptarët, të mbërthyer nga frika e tërmeteve
Frika nga tërmetet ka mbërthyer të gjithë banorët e Shqipërisë . Megjithëse sipas ekspertëve të sizmilogjisë ne jemi një vend që nuk prekemi nga tërmete të fuqishme për shkak të përbërjes së tokës, rreziku është më i vogël nëse ndërtuesit respektojnë rregullat e ndërtimit. Edhe pse banorët kanë kthyer sytë nga zoti në këto ditë për ta egziston edhe një mundësi tjetër për të cilën duket sikur nuk e preferojnë. Drejtori i Shoqërisë së sigurimit "Sigma" shpegon se egziston një policë sigurimi edhe për tërmetet prej 18 vjetësh e cila të kthen në shumë monetare vlerën e masës së dëmit.
Lëkundjet më të fundit të tërmetit janë ndjerë rreth orës 00:55 në qytetin e Gjirokastrës dhe në rrethinat e saj. Njoftohet se lëkundjet e forta janë ndjerë deri në rrethinat më të largëta të qytetit. Tërmeti nuk ka shkaktuar dëme materiale por vetëm panik mes banorëve të cilët menjëherë pas lëkundjeve kanë dalë nëpër rrugë. Ndërsa dhjetra lëkundje të tjera janë ndjerë prej disa ditësh.