Sopranoja shqiptare Inva Mula, triumfon në Francë
Sopranoja shqiptare Inva Mula do të interpretojë në kryeqytetin francez Paris rolin kryesor në operën 'Mireille' e cila konsiderohet një nga më të vështirat. Drejtori i ri i operas Nicolas Joel shprehet se është shumë i gëzuar nga Inva Mula dhe sipas tij është e shkëlqyer në rolin e 'Mireille'
Është një rol shumë i vështirë, shumë i rëndë shpehet Joel duke shtuar se ky rol kërkon realizime vokale tejet të vështira dhe ajo ia arrin t'i bëjë të tëra.
Ndërsa për sopranen e shquar shqiptare Inva Mula kjo është një vepër që nuk luajtur kurrë në Paris për 25 vjet, për shkak të vështirësive që paraqet.
Po ashtu, për herë të parë në historinë e televizionit francez, një opera do të transmetohet direkt në mbrëmje në kanalin "France 3". Gjithashtu të pranishëm natën e premierës, ishte edhe çifti Kadare. Shkrimtari i madh Ismail Kadare, është shprehur se me këtë rast përmendet kultura shqiptare dhe Inva ka ditur të plotësojë një dimension që mungon.