Shqiptaret te zhgenjyer me zgjedhjet e qershorit
50 per qind e te anketuarve mendojne se vendi nuk eshte ende gati per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian
Shqetesues per qytetaret mbetet korrupsioni politika shqiptare dhe krimi i organizuar
TIRAN - Shqiptaret mendojne se zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane faktori kryesor percaktues i integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Ne nje sondazh ata jane shprehur se lufta kunder korrupsionit politika shqiptare krimi i organizuar dhe niveli i ekonomise shqiptare shihen si nje pengese per anetaresimin e vendit ne BE.
BE dhe pse niveli i optimizmit per anetaresimin ne BE vazhdon te jete i larte ne radhet e shqiptareve ajo ka shenuar renien nga nje vit me pare. Lidhur me levizjen e lire qytetaret e shohin me skepticizem mundesine per te levizur edhe pas liberalizimit te vizave per shkak te pamundesise financiare.
Ndryshimi me i madh kete vit ka ndodhur me kategorine zgjedhje te lira dhe te ndershme e klasifikuar shume lart duke shenuar nje rritje me 61. Kjo shpjegohet duke marre parasysh zgjedhjet parlamentare te zhvilluara ne vitin 2009 dhe ngercin politik qe vijoi pas tyre qe solli nje lloj zhgenjimi te nje pjese e qytetareve shqiptare. Instituti i Studimeve Nderkombetare prezantoi dje studimin Perspektiva Evropiane e Shqiperise Perceptime dhe realitete 2010.
Ky eshte nje studim i pervitshem qe Instituti kryen lidhur me nivelin e mbeshtetjes dhe te kuptimit qe shoqeria shqiptare ka per procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian.
Te pyetur rreth faktoreve qe jane percaktues per procesin e integrimit te vendit qytetaret shqiptare vleresojne zgjedhjet e ndershme. Ata jane te zhgenjyer me zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe me sjelljen e klases sone politike.
Studimi tregon se zgjedhjet e lira dhe te ndershme u radhiten te parat 87 ndjekur nga lufta kunder korrupsionit 78 dhe nga politika shqiptare 74. Respektivisht 73 dhe 71 e qytetareve shqiptare e konsiderojne krimin e organizuar dhe nivelin e ekonomise shqiptare si nje pengese per anetaresimin e vendit ne BE.
Faktore te tjere sipas studimit qe u radhiten si te rendesishem nga nje numer me i vogel qytetaresh ishin procesi i decentralizimit 44 gjendja ne rajon 33 dhe ne vend te fundit perberja fetare 18.
Ndryshimi me i madh kete vit ka ndodhur me kategorine zgjedhje te lira dhe te ndershme e klasifikuar shume lart duke shenuar nje rritje me 61. Pozicioni i ketij faktori ka ndryshuar nga vendi i tete vitin e kaluar ne vendin e pare kete vit.
Kjo mund te shpjegohet duke marre parasysh zgjedhjet parlamentare te zhvilluara ne vitin 2009 dhe ngercin politik qe vijoi pas tyre qe solli nje lloj zhgenjimi te nje pjese e qytetareve shqiptare.
Kriza mund te kete ndikuar negativisht edhe ne perceptimin e shqiptareve ndaj ceshtjeve te tjera politike gje qe shpjegon pse faktore si respektimi i shtetit ligjor korrupsioni dhe politika shqiptare jane radhitur me lart ne krahasim me vitin e kaluar - thuhet ne studimin e Institutit te Studimeve Nderkombetare.
Shkalla e pergatitjes per tu anetaresuar ne BE
Studimi i vitit 2010 tregon se 50 per qind e te anketuarve mendojne se vendi nuk eshte ende gati ndersa vetem 36 per qind e shqiptareve besojne se vendi eshte gati te anetaresohet ne BE. Shifrat e vitit te kaluar ishin perkatesisht 47.9 dhe 32.9. Krahasuar me vitin e kaluar numri i te anketuarve qe jane te pasigurt per aftesite e Shqiperise per tu anetaresuar ne BE mbetet pothuajse ne te njejtin nivel.
Ne vitin 2009 dy kategorite nuk e di dhe pa pergjigje ishin perkatesish 8.2 dhe 11. Kete vit perqindja e njerezve qe nuk jane te afte te percaktojne nese vendi eshte gati te hyje ne BE eshte 14.
Nje analize rreth pergatitjes se vendit per te hyre ne BE sipas nivelit arsimor tregon nje prirje te personave me arsim te larte dhe atyre me arsim pasuniversitar per te qene me skeptike. Pjesa me e madhe e te anketuarve ne kete kategori 63.9 besojne se vendi nuk eshte gati per tu futur ne BE.
Liberalizimi i vizave
Studimi tregon se ne vitin 2010 vetem 50.3 e qytetareve shqiptare kane udhetuar jashte shtetit. Kjo vjen per shkak te pengesave qe shqiptaret hasin per te udhetuar. Qytetaret shqiptare si arsye kryesore qe nuk kane udhetuar jashte shtetit nxjerrin mungesen e vizes 46.6. 40.3 e tyre permendin si pengese per te udhetuar arsyet ekonomike ndersa 13 nuk kane dashur te udhetojne.
Rendesia e anetaresimit ne BE per Shqiperine
TIRAN - Sipas te dhenave te studimit te publikuar nga Instituti i Studimeve Nderkombetare qe i referohen rendesise qe BE-ja dhe integrimi ka per qytetaret shqiptare paralajmerojne nje renie te ardhshme te entuziazmit per BE-ne dhe integrimin.
Rezultatet e sondazhit te vitit 2010 e perjashtojne mundesine e rritjes se konsiderueshme te euro-skepticizmit mes shqiptareve megjithese me nje lexim deri diku me te kujdesshem disa te dhena duket se sherbejne si paralajmerim me shume se te tjerat.
Ndersa nuk mund te flitet per ndonje kundershtim te drejtperdrejte ndaj anetaresimit ne BE duket se te shqiptaret vihet re nje ftohje e entuziazmit lidhur me integrimin e vendit te tyre ne BE - tregon studimi.
Perqindja e atyre qe e mendojne integrimin si shume te rendesishem ka rene rreth 8.9 per qind me pak se sa ne vitin 2009. Perqindja e atyre qe mendojne se integrimi eshte i rendesishem por jo nje perparesi eshte rritur respektivisht me 9.1 por qendron ne nivelin e 23.4.
Shifra prej 72.6 e atyre qe e mendojne integrimin shume te rendesishem perseri eshte nje shifer gjithsesi shume e larte por ne kontekstin shqiptar ajo mund te konsiderohet shume mire edhe si nje lajmetar i fazave te ardhshme me shume se sa te nje euro-skepticizmi te mundshem te fillimit te lulezimit qofte edhe ne embrion te nje qendrimi dhe mendimi kritik rreth fenomeneve tipar thelbesor ky i nje shoqerie moderne - thuhet ne studim.
Ekspertet paralajmerojne se zgjatja e krizes do te kete ndikime negative mbi procesin e integrimit
Klasa politike te zgjidhe krizen
TIRAN - Instituti i Studimeve Nderkombetare i beri thirrje klases politike qe te punoje per zgjidhjen e ngercit politik te krijuar ne vend qe pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.
Qeveria dhe opozita duhet te luftojne per te zgjidhur ngercin e vazhdueshem politik me qellim qe te zbatojne rekomandimet e mesiperme. Procesi i integrimit dhe reformat qe lidhen me te mund te shpejtohen dhe te zbatohen me sukses vetem nese gezojne nje mbeshtetje nga te dyja palet - thote studimi.
Ekspertet paralajmerojne se mosarritja e ketij bashkepunimi dhe cdo zgjatje e panevojshme e procesit per shkak te mosmarreveshjeve dhe grindjeve politike mund te kete ndikime negative mbi procesin e integrimit dhe per me teper sipas tyre ato mund te cojne ne lodhjen dhe skepticizmin e publikut.
Studimi i kerkon qeverise institucioneve shteterore dhe partive politike qe te trajtojne problemet shqetesuese per qytetaret shqiptare qe pengojne procesin e integrimit te vendit si zgjedhjet e lira dhe te ndershme shteti ligjor korrupsioni dhe ekonomia.
shte koha qe qeveria dhe partite politike ti trajtojne keto probleme - thote studimi. Edhe pse jo ne shifra te larta situate shqetesuese verehet renia e entuziazmit te shqiptareve per proceset integruese te vendit tone per ne Bashkimin Evropian.
Qeveria shqiptare partite politike ne opozite media shoqeria civile dhe formuesit e opinioneve ne pergjithesi duhet te marrin masa te pengojne ftohjen e entuziazmit ndaj integrimit gje qe mund te rezultoje nga liberalizimi i vizave - shprehen ekspertet.
Studimi paralajmeron se duke pasur parasysh faktin qe grupi me i madh i shqiptareve mbeshtet integrimin per shkak te levizjes se lire atehere kjo mund te shihet edhe si nje renie e entuziazmit dhe e mbeshtetjes se projektit evropian sapo regjimi i levizjes pa viza te hyje ne fuqi.
Qeveria dhe klasa politike ne pergjithesi duhet te perpiqen edhe per te shpejtuar ritmin e reformave qe lidhen me integrimin me qellim qe te mos lejojne lodhje nga natyra e procesit te integrimit qe duket sikur nuk ka fund - rekomandon Instituti i Studimeve Nderkombetare.