E Diel, 1 Nëntor 2026

Leke Tasi ka nje liri qe jep gezim

Bisede me Leke Tasin. 81-vjecari me ekspoziten personale kushtuar Tiranes me Sheshin Skenderbe Grabianit te internimit dhe njeriu i fantazuar ne kohe epidemie


Leke Tasi hapi dje ekspoziten personale ne Galerine Didart me 13 kompozime qe i ka bere ne vitin 2009-2010.

Beme nje bisede te shtyre kesaj radhe nga piktura e tij unikale.
Bashkepunetori Shekullit ne te rralle vetem me shkrime publicistike qe ngrene shqetesimet e tij si qytetar nxori nje pusulle per te shkruar nje porosi per nje teme qe mediat e kane lene pas dore. Leka shikon larg sikur te ishte njemije vjec i vjeter jo 81 sac eshte.


Ne pusullen qe rrinte ne xhepin e tij te brendshem shkruhej me shkrim dore Nous vivons en quilibre perch sur le mt dun navire chou pour ne pas mourir. Jetojme ne ekuiliber pervarur mbi direkun e nje anijeje te care per te mos vdekur.


Leke si ka rrjedhur jeta jote ne kete nje vit


Jeta ime permblidhet ne ceshtjet jetike. Permblidhet ne nje takse te forte qe i jap jeteses e cila nuk me le kohe te lire aq sa duhet. Permblidhet ne lexim librash ne shikim te gjerave interesante ne televizion bej pikture.


Gjate ketij viti bera nje udhetim ne Amerike. Me ftoi Vatra per promovimin e librit tim Grabjani rreze kodrave. Pashe me nga afer Ameriken. Pashe edhe shqiptaret e Amerikes. U gezova qe me ftuan por jam edhe i pakenaqur nga gjalleria e komunitetit qe nuk merr dot nisma te forta me ato mjete qe ka. Dhe kjo shpjegohet me ato mjetet qe kane per te fituar buken disa dhe nga apatia e atyre qe kane per te bere gjera sinjifikative.


Ngado ta fillosh kete ekspozite ne te majte a ne te djathte ne fokus jane njerez qe rendin qe kane nje tension te cartur mes tyre.


Konfliktualiteti yne ne kohen e tranzicionit. Kjo eshte nje dicka mitike te themi nje ngacmim nga fantazia ne kohe epidemie qielli i erret figura te alarmuara.

Nuk kane rroba veshje e tyre eshte lekura.
Kjo tablo eshte largimi naten. Viti nentedhjete.


Po kjo akrobaci trupash


Festa e rrushit bakanale. Manovrime me trupat dhe nje tarrace mbi nje perrua. Pertej eshte Tirana e vjeter zona mbrapa Bulevardit.


Ne gjysmen e kompozimeve butaforia ze vend ne qendren e Tiranes. eshte ky shesh per ty


E kam ndjere veten te lire ti trajtoj objektet arkitektonike si te dua. Hotel Tiranen per shembull si lapidar. shte nje mani imja e hershme per ta ambjentuar cdo gje ne skenarin e feminise dhe rinise sime.


Dhe per kete marre shembull nga shume piktore pariziane qe e praktikojne kete e inskenojne qytetin ku kane jetuar me ngjarje te ndryshme. Sic eshte Tour Eiffeli per Chagallin eshte per mua ky shesh antonomazia e Tiranes. Aty behen te gjitha. shte nje liri qe me jep gezim te perdor gjera reale per cdo fantazi qe me vjen ne mend.


Ne tablone ku sheshi eshte zbrazur nga gjithe objektet vetem Pallati i Kultures dhe turma perballe ke pikturuar dy here


Sisha i kenaqur me te paren dhe e fshiva. Shiko une mesoj nga te gjithe sidomos nga ekspresionistet qe nuk respektojne asnje norme. Dhe nje grumbull boje fiton nje lloj prestigji kur e ben me vrull kur e ben me nje bujari gjesti.


Kete tablo e kisha lene menjane. Nuk me pelqente. Kur e ripashe thashe kjo eshte nje nga ato shfrenimet e mia te cilat i kam deshiruar dhe kur i kam realizuar pa dashur si kam respektuar.


Sheshi ka kohe qe nuk eshte me as si i femijerise tende po sdo te jete as ai qe eshte sot. Te dhimbset kjo gje


Une shpresoj se do te behet nje gje e bukur. Nuk mund te behemi sentimentale. Te bejme nje qender me ca godina te vogla sic kane qene


Megjithate Leke vetem nje njeri qe e njeh mire Tiranen mund ta kape qytetin ne tablote e tua.
Brezi i vjeter. Kurse ketu eshte Tirana e tanishme...

I ke nderruar vendet njerezit me te medhenj se qyteti. Raporti ka ndryshuar qytetet jane bere vertet me te medhenj por vendi per njerezit eshte me i vogel...
Sigurisht qe ketu ka nje lloj teprimi nje hiperbole e kafeneve ngjitur me Banken e Shqiperise apo me Muzeun Historik Kombetar. Mjerimi.
Ne esence mua me intereson efekti piktorik jo ai metaforik. Kerkoj larmine.


Per te qene i larmishem ti heq dore nga vizatimi i perpikte


Bile i jam larguar qellimisht per teprim. Them se ne kete drejtim jam influencuar nga piktura evropiane nga piktura e guximshme evropiane Chagall ekspresionistet gjermane.


Bambu eshte i vetmi peizazh i ekspozites.
Peizazh tropikal nga te paktat qe nuk ka figure njerezore por ka majmune.


Kjo tablo avaria njerezore. Te kujton nje pune me te hershme tenden.
Une e preferoj per ngjyren. Me pelqen qe sfondi te jete me i murrme dhe aty te kercejne gjerat e ndritura.

E gjelbra eshte shume e nderfutur.
Kudo ka te gjelber. Dicka tjeter qe mendoj ta zhvilloj ne te ardhmen eshte perzierja e elementeve skematike irreale me figuren njerezore.


Si ne rastin e tablose se kesaj gruaje me nje portret te huajfare mendon per gruan


Qe duhet te dale nga gjendja e saj e nenshtruar perndryshe ajo ben nje jete vegjetative. Duhet te pretendoje me teper per liri nga burri te pretendoje per te dale edhe nga jeta e saj natyrale si perteritese e jetes ne qofte se e ndjen nevojen.


Ne qofte se e ka embrionin e krijimit duhet ta zhvilloje. Kjo besoj do te jete e ardhmja e njerezimit qe te kete nje barazi te vertete jo vetem ne shanse po dhe ne realizime te kete guxim nga grate qe te zhvillojne personalitetin e tyre.


Mund te bejne gje per kete burrat


Duhet te aderojne ne kete ide. Tani ka shenja qe burrat ia pranojne gruas kete liri zhvillimi por prape ka rezistence.


Ka nje kosto kjo


Ka nje kosto krenaria e burrit dhe ka nje kosto sakrifica e grave.

Ti ke qene muzikant por sot jeton si piktor. fare ndjen kur tjeter zanat ke e me tjeter jeton.
Ne fakt une kam punuar paralelisht me te dyja. Me muziken violoncelin mu hoq mundesia me mbeti vetem te degjoj muzike jo te bej muzike.


Kur hoqe dore nga violonceli


Kur me hoqen prej Operes me 1967. Ndersa instrumentin kur mbeta keq e shita. Ishim keq ekonomikisht. Pastaj per ta praktikuar duhen 5 ore ne dite. Kohe skisha merresha me tjeter gje keshtu qe e shita.


Grabjani vendi yt i internimit raportimi cdo mengjes polici qe ben apelin radha e qumeshtit e mishit. Demat flak te kuq qe sjellin byk karrocat parullat Gezuar buken e re Te jetojme si ne rrethim... Vazhdon te te interesoje per ta paraqitur vizualisht


Epo aty kam jetuar kam dashur te riprodhoj. Grabjani - fshat i pasur i perzier me dhune ne kohen e komunizmit.


Nuk ishte si disa kooperativa qe hiqnin keq. Ketu ishte sektor ferme por dhuna ishte e pranishme deri ne dhune fizike godisnin me gure. Kjo lloj dhune po edhe ajo qe eshte dhune e fshehur.


Megjithate ka njerez qe marrin nje teme dhe e thellojne ne nje cikel te tere. Une jam e kunderta. Sa mbaroj nje pune me kete karakter dua dicka tjeter si per kontrast. Dhe punojne shume ngacmime ne trurin tim.


Te lodh shpjegimi i punes tende


Degjo bie dakord me nje shokun tim kur thoshte jane keto fjale per artin Shikoje dhe mbaroi puna Jane kaq shume kaq te holla ato qe nje njeri i ndjeshem dhe i kulturuar merr nga piktura dhe nga muzika saqe te flasesh per to eshte si trau me qimen.


Per shembull kjo re mua me kujton ate scerzon e Simfonise se Trete te Bethovenit kur degjohen per se largu borite. shte nje asociacion fare personal. Mund ta them une kete ne nje koment publik Duhet te them gjera te arsyeshme te kuptueshme te ekuilibruara.


Keshtu eshte piktura. Megjithate kjo mua me duket ekspozita me e realizuar.

Per cfare arsyesh


Sepse vaji eshte nje teknike qe e aplikova pas internimit dhe nuk ia kisha marre doren mire. Tani pretendoj qe ne te ardhmen te jem edhe me i avancuar sepse kuptoj ate te miren time qe eshte te konturi edhe te ngjyra e ndrojtur jo kontrastet. Ketu jam i mbushur me energji per te realizuar. Sa te me perftohet koha e ngeshme sepse jam mjaft i zene.


Me keto fjale sikur pershkrove veten silueti dhe ngjyra e ndrojtur. Piktura jote je ti.
Cilet do kishe deshire te mos mungonin ne ekspozite


Ata qe marrin vesh dhe koleksionistet e artit. Do kisha deshire te ekspozoja njehere jashte te hedh nje zar te di cfare mendojne te tjere qe sjane si une


Kush eshte


Leke Tasi u lind me 1929. Studioi violoncel nen drejtimin e pedagogut alter Caletti ne vitet 1939- 1943 me pas me Ymer Skenderin ne Liceun Artistik ne vitet 1949-1952.
Punoi celist i pare ne Orkestren e Radios dhe te Teatrit te Operes ku u pushua per motive politike ne vitin 1967.


I ati Koco Tasi avokat me profesion i njohur ne vitet 20 kishte qene Anetar i Parlamentit te Pare Shqiptar pas Kongresit te Lushnjes. Pas Revolucionit te Qershorit emigroi per 17 vjet ne Greqi. Xhaxhai Akile Tasi me karriere te ngjeshur politike ne kohen e luftes. Vdiq ne burgjet e diktatures.


Leka u pushua nga puna dhe u dergua me pune te detyruar pak me vone u internua familjarisht ne Grabjan te Lushnjes 1975-1990. Jeten e kesaj periudhe e ka rrefyer ne librin autobiografik Grabjani rreze kodrave Tirane 2009.


Aktiviteti i tij kryesor eshte piktura. Megjithese autodidakt ka punuar seriozisht qysh heret duke kopjuar sipas natyres dhe duke mesuar nga mjeshtrit e medhenj. Me kthimin e tij pas internimit ne Tirane me 1990 ai rifillon te pikturoje dhe ka ekspozuar ne vitet 1992 2003 2007 ne Galerine Kombetare te Arteve nje ekspozite personale ne Peje Galeria Exit 2005 si dhe disa ekspozita kolektive ne Tirane dhe Durres.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›