E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret trukime ne Gjermani

Madje jo ndeshje dosido por ndeshje te Bundesliges 1 pra ne futbollin elitar te ketij vendi. Kete e ka raportuar gazeta gjermane Bild e cila ka zbardhur nje bisede te pergjuar mes nje supermafiozi italian Francesko Avalone dhe futbollistit Kristian Biankone. Ky i fundit u arrestua me 15 tetor te ketij viti per pjesemarrje ne baste te paligjshme dhe ne organizimin e trukimit te ndeshjeve. Per ironi te fatit ne ndeshjen qe eshte permendur si e trukuar nga dy italianet kane luajtur dy shqiptare. Behet fjale per ndeshjen e luajtur me 28 shkurt mes Bohumit dhe Kotbusit e cila ka perfunduar me rezultatin 3-2. Ervin Skela asokohe futbollist i Kotbusit dhe Mergim Mavraj qe luante te Bohumi kane luajtur ne ate takim gjate gjithe kohes. Megjithate ata kane qene ne fushe ashtu si edhe 20 futbolliste te tjere dhe asnje emer lojtari nuk eshte permendur si i perfshire ne trukimin e asaj sfide.
Pergjimi
Gazeta gjermane ka arritur te siguroje nje copez te shkurter te bisedes se pergjuar mes mafiozit Avalone dhe ish-futbollistit Biankone. Gjate bisedes ky i fundit i tregon bosit te tij se ndeshja mes Kotbusit dhe Bohumit kishte qene e trukuar dhe se ai e kishte marre vesh kete vetem gjysme ore para. Nga ana tjeter Avalone i ben me dije se kjo nuk eshte veper e italianeve ose me sakte nuk eshte kurdisur ne Itali pasi ne vendin e tyre mund te luhen live vetem ndeshje italiane. Biankone miraton dhe thote se ka zbuluar se kjo eshte veper e kryer nga shqiptaret pra eshte veper e mafies shqiptare qe vepron edhe ne Gjermani. Mafiozi italian pasi e degjon e pohon ne heshtje konstatimin e Biankones duke lene te kuptohej se edhe ai besonte se kjo ishte veper e shqiptareve.
1.35 milione euro
Gjate bisedes mes dy italianeve ish-futbollisti Biankone i thote bosit mafioz se ishin luajtur shuma te cmendura parash. Per Avalonen kjo ishte edhe goditja me e madhe sepse i kane shpetuar nga duart nje mal me euro te cilat nese do te kishte pasur mundesi do ti kishte fituar vete. E dinim me kohe qe do dilte 1 pra do te fitonte Bohumi. Por ne 20 minutat e para te takimit nuk u vu asnje cent ne baste. Pas ketyre 20 minutave vune 1 milion e 280 mije euro... por pasi Kotbusi shkoi i pari ne avantazh vune 30 dhe 40 mije euro te tjera i ka thene Biankone italianit Avalone.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›