E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension ne Ballsh rreshqet Flamurtari

Bylisi eshte bere serish nje makth per Flamurtarin teksa edhe dje e ka mposhtur me rezultatin 1-0 fale nje goli te mbrojtesit shkodran Bruno Kepi. Pas eliminimit qe u bene vlonjateve nga Kupa e Shqiperise kete here ballshiotet triumfuan ne ndeshjen e vlefshme per javen e 15-te te kampionatit. Ka qene nje loje e tensionuar dhe me shume ndalesa nderkohe qe miqte jane acaruar me vendimet e gjyqtarit Jorgji. Sfida ka nisur e vrullshme midis dy ekipeve qe kerkojne ne minutat e para ti marrin iniciativen njeri-tjetrit duke ndertuar sulme e kundersulme te njepasnjeshme. U duk se futbollistet e te dy ekipeve nuk luanin me qetesine e duhur dhe kishin nje fare tensioni ne vetvete. Me fillimin e 45 minutave te dyta ballshiotet kontrollojne me mire takimin duke krijuar nje epersi ndaj skuadres mike. Guy Dimo e Fjodor Xhafa krijojne alarm ne mbrojtjen kuqezi dhe kerkojne me insistim golin e avantazhit. Do te vinte minuta e 57-te kur Kule ekzekuton nje goditje kendi dhe Kepi godet me koke brenda zones duke shenuar golin e avantazhit.
Teuta
Teuta nuk ka mundur te vazhdoje me serine e fitoreve. Ajo eshte mundur ne Niko Dovana nga Besa me rezultatin e ngushte 1-2. Teuta humbi keshtu mundesine e fitores ne shtepi e cila do te kishte qene favor i madh per te pas asaj fitoreje mbreselenese nje jave me pare ndaj Dinamos. Presidenti i Teutes Edmond Hasanbelliu dhe trajneri Edi Martini kishin deklaruar se kerkonin te ruanin serine e fitoreve pavaresisht optimizmit qe vinte nga kampi kavajas per kthesen e pritshme qe do te realizohej pikerisht ne Niko Dovana. E ne fakt keshtu ndodhi. Verdhezinjte moren fitoren e dyte ne kampionat dhe te paren ne transferte. Dosti per Teuten ka shenuar qe ne fillim por gjithcka eshte permbysur ne pjesen e dyte ku Velija ka barazuar shifrat. Vetem kater minuta me pas penalltine e dhene ne favor te Beses e shnderron ne gol Cikalleshi duke i dhene fitoren kavajasve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›