Legjionaret/ Beqiri dopiete dhe e ngjit skuadren ne krye
Elvin Beqiri eshte shnderruar ne heroin e javes ne kampionatin azerbajxhanas. Qendermbrojtesi shkodran i kombetares shqiptare ka realizuar dopiete dje me skuadren e tij Kazar Lenkaranin duke i dhene mundesine asaj qe te kape kreun e renditjes. Futbollisti ka shenuar dy golat e vetem te takimit qe Kazar Lenkarani fitoi 2-0 ne transferte kunder MOIK. Beqiri realizoi ne minutat 27-te dhe te 39-te duke i siguruar nje fitore jetike skuadres se tij. 30-vjecari ka realizuar 4 gola kete sezon me Kazar Lenkaranin dhe eshte shnderruar ne nje lojtar te pazevendesueshem per te. Skuadra e Beqirit renditet ne vendin e pare me 40 pike te grumbulluara ne 18 ndeshje. Titullar dje ne Azerbajxhan ka luajtur edhe Ansi Agolli me Karabakun madje ka dhene asistin e golit te dyte te shenuar ne minuten e 90-te ne fitoren 2-0 qe skuadra e tij siguroi kundrejt FK Mughanit. Ndersa Teli nuk luajti ne kete ndeshje per shkak te numrit te kartoneve. Karabaku renditet ne vendin e peste me 30 pike.