Shqiptarët votojnë, dyndje në kufi. Në 24 orë futen 3 mijë kosovarë
Kakavijë/Kapshticë- Të paktën 20 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri nga Kakavija gjatë 24-orëve të fundit.
Në dy pikat kufitare të Kakavijës dhe në Kapshticës raportohet një dyndje emigrantësh të cilët vijnë për të shprehur vullnetin e tyre me votëpër zgjedhjet pralamentare shqiptare.
Ndërsa orët e para të mëngjesit të së dielës kanë kulmuar dyndjet e autobusave qëe sjellin emigrantët shqiptarë ku 80% e autobusëve në hyrje kanë ofruar bileta falas vajtje-ardhje, një sponsorizim në këmbim të votës nga subjektet politike.
Vetëm në Dropull të Gjirokastrës rezulton të kenë mbërritur që prej mëngjesit rreth 60 autobusë.
Pritet që rimti i mbërritjeve të emigrantëve të shtohet gjatë mesiditës ndërsa gjatë pasdites fluksi do të jetë i ikjeve apo kthimit të emigrantëve në vendin fqinj. Të paktën 40 mijë persona duket se kanë mbërritur në Shqipëri prej Kakavijes për të votuar deri në orët e para tëmëngjesit të së dielës.
Ndërkohë që vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në vendin tonë mbi 3.000 shtetas kosovarë që kanë edhe nënshtetësinë shqiptare për të ushtruar të drejtën e votës.