E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari perdorte djalin 3 vjec per shperndarje droge

09/11/2010Policia prangos disa bashkekombes akuzohen per trafik lendesh narkotike

ITALI- Nje shqiptar qe perdorte te birin 3 vjec kur shperndante droge u prangos dje. Policia njoftoi se prej kohesh agjentet e skuadres te Kuestures se Sienes ishin ne gjurmet e tyre duke ndjekur hetimet mbi qytetaret italiane si edhe shqiptare. Mbreme uniformat blu te policise zbuluan ne fshehtesi vendin ku do te behej takimi mes dy grupeve. Keshtu 3 shqiptare te moshes 23 25 dhe 28 vjec u arrestuan per pronesine dhe shperndarjen e droges pasi ju gjeten 60 gr kokaine si edhe 3000 mije euro te thata. Te tre shqiptaret u takuan mbremjen e djeshme prane nje shtepie te braktisur ku Alban Kajo 28 vjec ishte banor ne ate lagje dhe i rregullt ne territorin ku jetonte. Ai u shfaq ne vendin e takimit me te birin 3-vjecar dhe kjo gje beri qe hetuesit te dyshonin me shume tek ai dhe ta ndiqnin. Sipas mendimit te shqiptarit djali i vogel do te ishte nje arsye qe ai te mos binte ne sy por ndodhi e kunderta. Sipas hetimeve karabinieret zbuluan se i perfshire ne kete ngjarje ishte edhe Olsion Fishka 25 vjec i cili kishte udhetuar me tren per ne Firence. Edhe pse i rregullt me lejet e qendrimit si edhe me policine djali kishte marre me vete drogen te cilen do ta dorezonte ne doren e shperndaresit. Se bashku me Fishken u vu re nje djale tjeter Ervin Rakipi ky i fundit me i riu nder te tjeret prania e tij ishte thjesht si shoqerues. Olsion Fishka u ndoq nga agjentet e Pesaros deri ne apartamentin e tij ku ju gjeten 6gr hashash si edhe nje regjister emrash. Sipas informacioneve u zbulua se ne te ishin shkruar ne menyre te koduar emrat e marresve te mallit bashke me parate perkatese. Mes ketyre e emrave u gjet edhe emri i Alban Kajos po ashtu edhe shuma prej 3000 mije eurove te grumbulluara keto ne zonen e Firences dhe Kertoses. Keta te tre kishin kohe qe merreshin me kete pune mendohet se furnizimi i tyre me droge behej qe nga Shqiperia drejt portit te Barit. Mediat italiane beje te ditur se hetimet jane ne vazhdim e siper.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›