E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krateret-kaliks ose kupat perzierese

09/11/2010Zor se lashtesia te kete krijuar objekte prej qeramike me te bukura dhe me terheqese nga krateret-kaliks. Ne te vertete jane edhe amforat por ne amfora figurat marrin volum duke deformuar paksa dimensionet e tyre kurse ne krateret-kaliks piktura e realizuar ne nje siperfaqe teper cilindrike ruan te gjitha permasat ne proporcion real.

Krater-kaliks nuk eshte fjale shqip. Si edhe thuajse te gjithe emrat e objekteve te lashtesise vjen nga greqishtja dhe perkthehet kupe-perzierese. Vete emri tregon funksionin qe mund te kuptohet lehtesisht por jo traditen dhe qellimin me shume se dymijevjecar.

Krateret-kaliks jane ne fund te fundit ene te medha te bukura jo vetem nga forma kurioze por edhe nga pikturat me tema te percaktuara te mitologjise ose te jetes se perditshme dhe motiveve floreale dhe gjeometrike keto dy te fundit si nje standard i pervetesuar dhe i aplikuar nga te gjithe mjeshtrat e prodhimit te tyre. Si ene luksi e te kushtueshme kuptohet se ciles pjese te popullsise i perkisnin.

Kane nje kupe cilindrike te lyer nga brenda me vernik te zi e te pikturuar nga jashte dy vegje dhe nje fron. Jane te lyer nga brenda qe te mos thithin lengje. Ne raste gostish ne kraterin-kaliks hidhej vere e trashe por jo musht qe hollohej me uje dhe pastaj u shperndahej te ftuarve. Ky ishte funksioni i ketyre eneve kaq te vecanta.

Origjina e kratereve humbet ne lashtesi. I pari qe i permend eshte Homeri te pakten dymije e shtateqind vjet me pare tek kenga e XXIII e Iliades ne nje ngjarje te tridhjete e dy shekujve me pare.

Mbas vrasjes se Patroklit u krye riti i djegies se trupit ne turren e druve shuarja me vere dhe futja e hirit dhe mbeturinave te kockave ne nje kuti te arte e cila u varros.

Pastaj Akili organizoi per nder te kujtimit te Patroklit gara sportive. Caktoi edhe pese cmime. Cmimi i peste duke cituar perkthimin e Gjon Shllakut botuar ne 1965 perfshinte

nje boske tre dy rrfanesh.

Gara ishte nje krahasim shpejtesie midis qerreve te terhequra nga kuajt. Cmimin e peste Akili ia dha Nestorit. Ne fakt Nestori nuk mori pjese ne gara per arsye te moshes. Ne vend te tij konkurroi i biri dhe Homeri shkruan

Dhe cmimi i peste nje boske me dy veriga

mbeti ne fund. E muer ne dore Akili

e tue u ra kryq e terthuer Akejve

ja dha Nestorit dhe kto fjale i foli

-O plak i ndritun cmimin e peste merre

ta kesh kujtim gjithe here per salikime

qe i bame Patroklit pse per jete te jetes

nuk do ta shohesh gjalle ne mes tAkejve.

e ty kete cmim po ta dhuroj me zemer

ndonese nder lodra nuk merr pjese o i ndritun

as nlufte me grushta as nmundje e as ne vrapime

as nhudhje shtize se tka lodhe pleqnia.

Si foli ashtu ne dore ja dhuroi kupen.

Me kete dhurate mal iu ba zemra plakut

e shend e vere keto fjale flutruese i foli

Ky nuk eshte vetem nje pershkrim i asaj qe ndodhi. Aty nenkuptohet dhurata e cmuar. Vendet me te para u shperblyen me nje vajze te bukur belholle me nje mushke me nje kazan te ri dhe me dy talenta ari. Pra kjo ene e perdorur per dhurate ky krater ishte vleresim ishte nder.

Edhe greket nuk e kishin sajesen e tyre mendohet qe ta kete origjinen e vet nga qyteterimi asirian nga ku te kete mberritur tek greket nepermjet te fenikasve qe si percjelles te kultures ia transmetuan grekeve. Pastaj me vone por se kur nuk dihet kupes iu shtua froni. Zhvillimet e mevonshme krijuan potirin e kishave ortodokse dhe kupat sportive qe ne mesjete si nje zhdervjellesim i formes antike.

I vetmi vend ne Shqiperi ku jane gjetur krateret-kaliks eshte Apolonia. Apolonia eshte bije e Korkures e martuar me Ilirine. Ne pajen e saj ajo solli edhe krateret-kaliks dhe mjeshterine e prodhimit te tyre. Analizat me moderne te koherave te sotme vertetojne origjinen vendase te shume kratereve-kaliks te zbuluar ne Apoloni. Thuhet se per here te pare eshte gjetur nje ne vitin 1950 nga Hasan Ceka. Ishte futur ne nje varr familjar ne nekropolin vendas. Me vone jane gjetur edhe ca te tjere. Qelluan te ishin ndoshta edhe me origjine italike shume te bukur te pikturuar edhe me kaoline te bardhe qe mbetej disi ne relief. Ata jane te ekspozuar ne Muzeun Historik Kombetar dhe ne Muzeun Arkeologjik ne Tirane.

Nuk do ti pershkruaj jo se kete e kane bere te tjeret me pare. Deshiroj te perqendrohem vetem ne ato punime ku kam marre vete pjese ose si bashkepunetor. Kam kaluar neper duart e mia kater prej tyre. Per hir te se vertetes duhet thene se puna u be ne grup. Dy te tjeret ishin Avni Alcani dhe Efrosina Karagjozi.

Rasti i pare e ka fillesen moderne ne vitin 1973. Prane Apolonise ndodhet fshati Havaleas. Po punohej toka. Shtateqind metra larg Apolonise rane ne nje grumbull copash qeramike qe i hodhen tutje por qe me vone mbas restaurimit u pa se ishin te nje krateri-kaliks me i madhi por jo me i bukuri i zbuluar ne Shqiperi. Nuk u mor vesh kurre se cfare deshi ky krater-kaliks atje.

Zakonisht keshtu ndodh me zbulimet e rastesishme kur ata qe kane fatin ti zbulojne nuk jane arkeologe dhe duke mos ditur kontekstin arkeologjik te nxitur nga kurioziteti nxjerrin pa pyetur shume ato qe u duken me interesante duke humbur teresine qe do te conte ne nje perfundim dhe duke i lene objektet ne vetmine e tyre pa prejardhje.

Shume vjet coperat e kraterit-kaliks mbeten ne nje arke druri pa treguar formen e lashtesise. Mirepo dikur ne Muzeun e Apolonise u emerua per te punuar me restaurimin e qeramikes nje marangoz merita e vetme e te cilit ishte se pati bere vitrina te mira per kohen. Nuk mund te ishte me shume se nje murator as usta. Ai ngjiti copat natyrisht duke mos zbatuar asnje nga kriteret e restaurimit dhe te gjithe enen e perforcoi nga brenda me copa mushamaje. Me kalimin e kohes mushamaja u shqit vende-vende duke marre me vete edhe shtresen e vernikut keshtu i thone arkeologet bojes se eneve qe ka shkelqim dhe ena u shkriftua ne pjese.

Ne vitin 2001 isha ne Apoloni per te sqaruar ceshtjen e atij murit me amfora. Nje dite takova ne magazinat e muzeut arkeologun Vangjel Dimo. Mbi tavoline ndodhej edhe krateri-kaliks natyrisht per faqe te zeze. Me terhoqi pa mase. Hodha syte perreth dhe pashe ene te tjera arkeologjike qe nuk duheshin braktisur. I thashe Vangjelit qe ti bente gati per ne laborator. Me sa duket ndjeu per here te pare kenaqesine e ngushellimit per nje pune te lene mbas dore.

Nuk e filluam me kraterin-kaliks por me objekte me te vegjel. Jo nga pasiguria. Kishin kaluar vite qe nga koha e bashkekohesimit te restaurimeve ne qeramike por per te dhene nje efekt te befasishem. Me kujtohet se si arkeologu Bashkim Vreka i rrotullonte neper duar i habitur. Nuk kishte pare restaurim te tille. Nga entuziazmi ia tregoi profesorit francez Zhan Lyk qe drejtonte ekspediten arkeologjike duke i folur edhe per laboratorin. Ndersa ne ndodheshim ne nivelin evropian te fundshekullit te njezete.

Kraterin-kaliks e restauruam te fundit. Ishte thyer ne 103 copa. Te gjitha kishin persiper nje cipe te bardhe smerci te krijuar nen toke qe nuk te lejonte te shikoje rehat pikturimin e mbetur. Larguam mushamane ngjitesin e papershtatshem dhe kimikisht shtresen gelqerore. Pastaj per katermbedhjete dite rresht stabilizuam brendesine e saj nga tensionet e kriperave. Pame se nuk ishte pjekur aq mire se leshonte pluhur ne duar. Atehere e ngurtesuam me rreshira polimere dhe se fundmi e ngritem ne kembe. Pastaj plotesuam me allci pjeset qe mungonin. Na mori me teper se nje muaj kohe por kenaqesia e punes se kryer se miri shperbleu mundimin.

Fatkeqesisht qe nuk u gjeten apo nuk u mblodhen te gjitha copat keshtu qe nje pjese e pikturimit nuk u plotesua dhe ku mu tek fytyrat keshtu qe ishte e pamundur ose per te mos e absolutizuar nuk ka qene e mundur deri tani te zberthehet pa gabim domethenia e skenes. Vetem shihet nje perendi ndoshta ne baze te krifes Zeusi i veshur me rroba te holla rroba luksi i ulur diku si ne hava zakonisht aty ka nje stol druri por qe ne kete rast eshte zhdukur boja e pikturimit te tij dhe perballe tij nje femer me floke te mbledhura topuz dhe qe mban nje pasqyre ne doren e majte te ngritur paksa lart me doren tjeter jep dicka. Disa dekoracione rrethore plotesojne sfondin e zi te pikturimit.

Ne anen tjeter ne ate me pak te bukur paraqiten te qendrojne ne kembe perballe njeri-tjetrit dy perendi. Ata ndahen nga nje kolone me kapitel te stilit dorik mbi te cilin ndodhet nje arke. A mos eshte arka e Pandores A mos paraqitet Athinaja me Pandoren Nuk dua te hamendesoj me tej. Nuk eshte e lehte qe te zberthesh figurat dhe personazhet e mitologjise eshte nje fushe me vete ajo e studimit mitologjik dhe ne nuk kemi eksperte te kesaj fushe. Vite me pare filloi te vetespecializohej nje vajze ne Muzeun Arkeologjik te Durresit por qe u martua ne Itali keshtu qe Sa do te perfitonte muzeologjia shqiptare nga nje specialist i tille Mire tani si e paraqita edhe ankesen time ne dobi te punes po i kthehem perseri kraterit-kaliks.

Buzet e hapura jane rrethuar nga poshte me nje varg gjysmavezesh karakteristik per arkitekturen pikturim standard per enet e ketij lloji. Edhe fundi ka pikturim standard gjeometrik me meandra. E njejta ide eshte edhe ne krateret-kaliks te ekspozuar ne muzeumet e Athines te Budapestit te Vjenes te

Kjo ene ze rreth 6-7 litra leng me siguri gjysma vere. Ajo i perket shek. IV p.e.r.

Restaurimi e beri te denje per kuriozitetin e vizitorit te muzeumit.

Rasti i dyte i trete dhe i katert. Kush ka pasur rastin te lexoje shkrimin Sarkofaget e kuq te Apolonise botuar ne suplementin Milosao te Gazetes Shqiptare dt. 28 tetor 2008 ndoshta do te mund te kujtohet qe atje eshte shpjeguar fati i nje tume te fshatit Radostine qe ndodhet prane Apolonise dhe e vjedhur qe ne lashtesi.

Vjedhja e tumes duhet te kete ndodhur mbas shek. VII. Megjithate nuk dua ta absolutizoj kete mendim. Ne shek. VII Apolonia u shkaterrua plotesisht nga nje termet i fuqishem. Pastaj nuk u banua me. Se bashku me qytetin u braktisen edhe varrezat dhe tumat. Ato nuk kishte se kush ti nderonte me dhe ti ruante. Ne ate kohe vjedhesit e varreve i vune syrin tumes se Radostines. Atje ishin varrosur njerez te pasur. Vjedhesit ishin disa. Nje i vetem nuk mund te bente gje. Fillimisht germuan dheun e hedhur mbi sarkofage. Pastaj levizen kapaket e gurte e te rende duke i shtyre me leva. Ato qe nuk i levizen dot i thyen ne vend. Disa copera guri rane brenda ne sarkofag te tjerat perqark. Vjedhesit hetuan varret dhe moren sendet me te vlefshme te cilat nuk do ti mesojme dot kurre kurse skeletet nuk i luajten. Nuk dihet se kush i mbuloi perseri keto plage te hapura ne trupin e historise shqiptare.

Mbas vitit 1990 fshataret e zones filluan te merrnin rere nga nje rreke e vogel qe kalonte aty prane dhe zbuluan pa dashur copera sarkofagesh. Ne shkurtin e vitit 2002 u organizua germimi arkeologjik qe u drejtua nga dr. Lorenc Bejko. Ne sarkofage u gjeten pak gjera por midis tyre edhe dy kratere-kaliks te thyer nga koha apo te demtuar nga njerezit.

Ne tetor te po atij viti krateret-kaliks u restauruan ne Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrise ne ate kohe ne vartesi te Institutit te Kultures Popullore. Dolen te ishin tre. Po i permendim.

A. Eshte nje krater-kaliks nga ata te vegjlit qe nxene tre-kater litra jo me shume. Fotot e paraqesin mbas pastrimit nga balterat dhe depozitimet karbonatore dhe shume trajtimeve restauruese dhe konservuese.

Interesantja e ketij krateri-kaliks eshte piktura ballore me teme nga mitologjia Erosi i merr Aferdites brezin e cuditshem qe ishte sekreti i nurit te saj. Qe te kuptohet ky veprim do te duhet te lundrojme ne hapesiren fantastike te mitologjise greke.

Pra sekreti i bukurise se Aferdites ishte brezi qe ajo mbante. Duke u bazuar ne faktin se mitologjia greke eshte tokesorja e ngritur ne qiellore ne veprime dhe psikologji kuptohet fanatizmi per te ruajtur kete brez dhe deshira per ta zoteruar.

Njeri nga djemte e Aferdites se Aferdita nga harbimet me perendite kishte shume femije ishte Erosi me baba Hermesin. Te gjithe i dine prapesite e tij. Nje tjeter djale i saj por me baba Ankizin prijes Trojan ishte Enea ai Enea i luftes se Trojes. Ketu del edhe lidhja e Aferdites me trojanet dhe pse ajo i ndihmonte ata ne lufte. Mirepo kishte edhe nje lidhje tjeter si detyrim morali. Kur u martua Peleu Peleu ishte i ati i Akilit u ftuan te merrnin pjese ne dasme te gjithe perendite me perjashtim te hyjneshes se grindjes Erides. Se cfare ndodhi ne ate dasme eshte shume komode qe te citojme zerin Lufta e Trojes tek Fjalori i mitologjise hartuar nga Todi Dhama e botuar ne vitin 1987. Erida e zemeruar vendosi ta prishte dasmen dhe ne castin kur perendite ishin ulur ne tryeze hodhi nje molle te arte me mbishkrimin me te bukures. Aty per aty plasi nje sherr i madh midis tre hyjneshave Heres Atenes dhe Aferdites sepse secila prej tyre e quante veten me te bukur. Grindjen e zgjidhi Paridi i cili ia dha mollen Aferdites sepse ajo i premtoi gruan me te bukur te kohes qe ishte Helena. Hyjnesha e ndihmoi Paridin ta rrembente Helenen. Atehere te gjithe prijesit greke dikur pretendues per tu martuar me Helenen e mbajten betimin qe i kishin bere Tindarit babi i Helenes dhe vendosen te organizonin fushaten kunder Trojes.

Ne ate lufte Atena ndihmonte akejte kurse Aferdita trojanet. Fitorja luhatej sa andej-kendej. Atehere Erosi duke e ditur se bukuria eshte era qe fryn velat ne karakterin e grave beri nje prapesi ia mori fshehurazi Aferdites brezin e sekretit te bukurise per tia dhene Atenes qe ajo te mos i ndihmonte akejte. Eh Cfare nuk ben tek grate deshira per bukuri Pikerisht ky moment paraqitet i pikturuar ne kete krater-kaliks ndoshta me interesanti nga te gjithe ata qe jane zbuluar ne Apoloni.

Nga ana tjeter ndoshta Hermesi me kacudene apo Herakliu me topuzin e tij te famshem dhe dikush tjeter qe mban ne dore ne pozicion gjuajtje nje strigel. Strigla eshte nje vegel qe perdorej per masazhin e muskujve.

Poshte buzes se kraterit-kaliks eshte pikturuar nje varg floreal me gjethe akanthi dhe me rozeta gjashte pikash qe mbushin hapesiren midis gjetheve. Ndersa poshte piktures eshte mbyllja me brezin e meandrave.

I takon shek. IV p.e.r.

B. Eshte nje krater-kaliks po kaq i madh sa ai qe sapo shpjeguam por me pak i bukur. Fotot e paraqesin ashtu sic u zbulua dhe mbas restaurimit. Figurat e demtuara nuk lejojne te besh ndonje koment. Por shihet poshte buzes nje kurore dafinash me drejtim te gjetheve nga e djathta ne te majte tregues i ndikimit italik edhe ne shek. IV p.e.r.

C. Nga moria e fragmenteve te zbuluara ne tumen e Radosines u arrit nje restaurim i pjesshem i nje tjeter krateri-kaliks por vetem buza e siperme. Nja tridhjete fragmente nuk arriten te lidheshin per te formuar te teren. Mungonin shume pjese. A ishte thyer kjo ene gjate bastisjes se vjedhseve apo ishte pasoje e ritit te copetimit mbi varr te nje objekti prej qeramike tregues i bollekut

Duhet thene se restaurimi i ketyre eneve i dha muzeologjise shqiptare raste te shquara te artit antik si per sa i perket pikturimit dhe formes po ashtu edhe kurioziteti aq te domosdoshem per muzeumet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›