E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari qe futi ne kuth terroristet

Besnik Bakalli i infiltruari i FBI ne grupin terrorist qe do sulmonte nje baze amerikane ka treguar detaje se si mundi te hyje ne mesin e tyre.

Gjate deshmise qe zgjati 5 ore para gjykates jane treguar edhe pergjimet e realizuara me ndihmen e bashkepunetorit te FBI.

Informatori tregoi se tre vellezerit Duka perbenin rrezik per Ameriken dhe pse plani per sulmin ne bazen “Fort Dix” deshtoi.

Shqiptari ishte derguar te hynte ne kontakt me te dyshuarit dhe ai tregon se kjo ishte shume e lehte per te.

“Une shkova ne nje kafene dhe nisa te flisja me ze te larte qe te terhiqja vemendjen. Me pas ishte pjesa me e veshtire, pasi ata nisen te me flisnin per te me rekrutuar per ne Xhihad. Mbanin video me ushtare amerikane dhe vriteshin dhe qeshnin me to”, rrefen Bakalli.

Informatori, ishte ne burg kur punoi si agjent I FBI-se. Tani kerkon shperblimin qe eshte vetem lejimi per te jetuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›