Avokati: Kryeziu u zhduk pas takimit me iranianin
Plot 18 ditë pas zhdukjes se ish- eksponent të UCK-së Ismet Kryeziu, avokati i familjes Idajet Beqiri përmes nje interviste në NEWS 24 hedh disa pista ku mund të përqëndrohen hetimet për gjetjen e tij.
TIRANE- Pak orë para se të zhdukej, kosovari Ismet Kryeziu i ka dorëzuar një pako një iraniani, që sipas informacioneve që ka familja e Kryeziut, është konsull në ambasadën në Tiranë. Fakti konfirmohet në një intervistë për tv NEWS24 nga avokati i familjes së Kryeziut, Idajet Beqiri. Sot mbushen 18 ditë nga zhdukja misterioze në Tiranë e Ismet Kryeziut, ish- eksponent i Frontit të Rezistencës Shqiptare dhe më vonë furnitor i UÇK-së me armë.
Sipas avokatit pakon, Ismeti e ka sjellë nga Stambolli, në ndalesën që ka kryer duke u kthyer nga Irani. Atë ia ka dorëzuar, ka ndenjur me këtë shtetas iranian para Shkollës së Bashkuar rreth 4 minuta. Takimi ka qenë normal, nuk ka pasur absolutisht ndonjë shenjë nervozizmi, pra ka qenë takim krejt normal. Pakoja ka pasur tesha, madje është kontrolluar nga policia në Rinas. Pastaj, ai është kthyer sërish me personin e parë, i cili konfirmon se kanë pirë kafe dhe fiks në orën 15:00, telefoni i Ismet Kryeziut ka rënë 3-4 herë dhe ai për herën e katërt e ka ngritur telefonin. Nuk e ka mirëpritur këtë telefonatë Ismet Kryeziu, sipas këtij dëshmitari, sepse kjo telefonatë e ka nervozuar. Ndërkaq ai ka ndryshuar fytyrë, siç dhe thotë ky dëshmitar, dhe i ka thënë vetëm kaq: "Mirë, mirë të kuptova, nga ora 18:00 deri në orën 18:30, sot do të takohemi të pimë një kafe dhe është e mbyllur.
Çështja hetohet si rrëmbim, ndërsa policia duket ende larg zbulimit të gjetjes së Kryeziut dhe sqarimit të plotë të ngjarjes. Ismet Kryeziu ka dalë nga banesa në Tiranë e vjehrrit të tij Çerçiz Leli, pasditen e së shtunës më 15 nëntor, duke thënë se do takonte dy ish-komandantë të UÇK-së dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për të. Sipas policisë, personi i fundit me të cilin Kryeziu ka folur në telefon, është bashkëshortja Anila Leli, dhe se Kryeziu nuk është takuar me personat që pretendohet.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)