Federata mbulon turpin: Kurrë më fanelat "greke"
TIRANE- Federata Shqiptare e Futbollit do të ndryshojë fanelën e dytë të kombëtares, pas akuzave të forta se ajo ato janë identike me fanelat e kombëtares greke. Një pohim i tillë ka ardhur ditën e djeshme nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Eduard Prodani, që në mënyrë indirekte ka pranuar se bluzat janë thuajse të ngjashme. Prodani ka sqaruar se në ndeshjet e ardhshme, fanela e dytë, ajo për takimet në transfertë, do të ketë një model tjetër. "U bë shumë bujë në media, por është diçka që do ta rregullojmë", tha Prodani.
Për shkak edhe të presionit të madh, mësohet se FSHF i ka kërkuar kompanisë gjermane Adidas që të ndryshojë modelin e bluzave që u panë në takimin e 11 shtatorit kundër Zvicrës. Ato ishin thuajse të njëjta në model e në ngjyrë me fanelat e kombëtares greke, gjë që nuk u prit aspak mirë nga tifozët. "Bluzat vijnë nga një kompani serioze si Adidas dhe nuk prodhohen nga ne. Nëse i bëjmë me ngjyrë të kuqe do të ishin si të Spanjës, nëse i bëjmë të bardha si të Gjermanisë", pati thënë pas asaj ndeshjeje presidenti i Federatës Armand Duka. E megjithatë, për tifozët shqiptarë ato fanela do të ishin më të pranueshme, duke parë rivalitetin me vendin fqinj. Burime nga FSHF bëjnë të ditur se fanela e re për ndeshjet në transfertë do të jetë ndryshe dhe me më shumë simbole shqiptare në të.
ARAPI
Rasti "Arapi" ka shënuar një precedent të rrezikshëm në futbollin shqiptar, teksa Federata Shqiptare e Futbollit u mundua ta mbronte haptazi mbrojtësin e Skënderbeut, ndërsa klubet kërcënuan deri në bojkot nëse ai nuk dënohej. Një ultimatum që e detyroi FSHFnë ta dënonte me pahir lojtarin e ekipit korçar, duke dhënë një sinjal se me anë të presionit mund të arrish diçka. Vendimi për Arapin erdhi ditën e martë, 10 ditë pas gjestit që ai bëri ndaj gjyqtarit Remzi Sadiku në ndeshjen e kampionatit, Bylis- Skënderbeu, që u luajt në Vlorë. Që ishte një precedent i rrezikshëm, kjo është pranuar ditën e djeshme edhe nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Eduard Prodani, i cili ka dalë kundër klubeve për kërkesën e tyre. "Ishte vetëm një lapsus, - tha ai. - Ishte një gabim i bërë nga Komisioni i Disiplinës dhe që u rregullua më pas. Por, kërcënimi për bojkot i bërë nga klubet, ishte një gabim i rëndë. Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin në futboll, pasi shkojnë kundër me rregullat e FIFA-s e të UEFA-s", ka thënë numri 2 i FSHF-së. Por, është fakt se turpi i parë për këtë skandal ka qenë i vetë Federatës. Gjesti i Arapit u pa nga të gjithë, por në tentativë për të mbrojtur lojtarin e një skuadre "të përkëdhelur", askush nuk mori guximin ta shqyrtonte atë. Burime të sigurta nga FSHF kanë bërë të ditur se rasti Arapi u tentua të "manipulohej" edhe pse prova televizive tregonte qartë kur ai tentonte të pështynte gjyqtarin Sadiku.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)