Shqiptari vret gruan, e hedh nga kati i nëntë

Një shqiptar i moshës 30 vjeçare me iniciale Z. L, ka vrarë të shoqen Silvia H., në Cologno Monzese, provincë e Milano, gjatë një zënke në çift, ku në debat e sipër e shtyu nga dritarja e apartamentit.
Gruaja e moshës 31 vjeçare, gjeti vdekjen pas rënies nga kati i nëntë i apartamentit. Pas kësaj, shqiptari i cili ka precedentë penal u ndalua nga policia, dhe po jep dëshminë mbi gjithë sa ka ndodhur.
Nga hetimet e para siç raportohet zënka në çiftin e shqiptarëve lindi për arsye xhelozie nga ana e gruas mbi të shoqin, i cili kishte në Shqipëri një të dashur.
Mësohet se 30 vjeçari kishte telefonuar ndihmën e shpejtë duke thënë se gruaja ishte hedhur nga dritarja e katit të nëntë, për motive xhelozie.
Kur forcat e rendit mbërritën në vend, gjetën gjurmë të pakundërshtueshme të një konflikti mes tyre. Gjatë shoqërimit në polici, 30 vjeçarit iu gjetën të gërvishtura në trup, nga konflikti me të shoqen.
Nëna dhe një mike italiane e viktimës konfirmuan raportin e ashpër dhe të dhunshëm mes çiftit, duke demonstruar edhe shenja dhune në trupin e gruas.
Mendohet se e ndjera ishte shumë xheloze për bashkëshortin, dhe javën e kaluar kishte shkuar në Shqipëri për ta ndarë përfundimisht nga e dashura.
Sapo kishte mësuar gjithçka, burri kishte nisur sherret pafund me të shoqen, deri në ngjarjen tragjike që u përmbyll me vdekjen e 31 vjeçares./Indeksonline/