Krasniqi: Sjellja e Vetëvendosjes, papjekuri politike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi deklaroi të hënën se sjelljen e lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka konsideruar si “puq”, por më shumë një papjekuri politike.
Krasniqi këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në pyetjen e gazetarëve se si është ndje kur i është marrë mikrofoni, Krasniqi tha se e tëra është reflektuar edhe në publik. /Indeksonline/