E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarja Rita Ora në lidhje me Bruno Mars?

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, sipas shtypit të huaj, besohet se është përfshirë në një romancë me yllin e Just the Way You Are, Bruno Mars, amerikanin i cili ka pushtuar top listat muzikore në mbarë botën.

Ata janë parë së bashku jo vetëm duke kërcyer në mënyrë shumë intime në pasndejën e një evenimenti, por nuk mjafton me kaq, pasi kanë shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në aeroport e restorant. Nga ana e saj, duke qenë e vetëdijshme për sinjalet që mediat kanë marrë për të spekuluar ose jo mbi një lidhje të mundshme, Rita Ora ka shkruar në rrjetin social Twitter: Ndonjëherë miqësia e vërtetë ngatërrohet me flirtimin, kështu që njerëzit mendojnë se po ndodh diçka. Apo jo Bruno Mars?. Ndërkohë që më parë ajo shkruante: Më mungon shumë zemra ime dhe fill më pas: Nesër nuk do jem këtu, do udhëtoj.

Fill të nesërmen është parë në Gjermani me Bruno Mars, i cili vetëm para t muajsh është ndarë nga e dashura më e fundit. Çifti deri më tani nuk ka konfirmuar apo mohuar gjë për mediat, presim në vijim se çdo të ndodhë.

Mars është një muzikant amerikan, që ka marrë shumë famë këto vitet e fundit, jeton në Los Angeles, ndërsa shqiptarja Rita Ora është prej pak kohësh pjesë e grupit menaxherial të reperit të njohur Jay-Z.

Lidhja me Bruno Mars do të ishte një aset për karrierën e Ritës, e cila po punon për një këngë të re. /Telegrafi/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›