Ja si duket thyerja e rekordit botëror
Jed Milton do të mbahet mend si njeriu i parë i cili arriti të performojë rrotullimin e trefishtë nga mbrapa me biçikletën BMX dhe për këtë ka video dëshmi.
Edhe pse ka të tillë që thonë se kanë arritur ta bëjnë një kërcim të tillë, ende askush s’ka mundur ta regjistrojë përpjekjen e suksesshme.
Milton e xhiroi aksionin e tij edhe me kamerën që e kishte vendosur në helmetë. Për këtë arsye secili mund të ndjejë të paktën një pjesë të emocioneve dhe adrenalinën që fshihen në këtë vozitje të çmendur.