Kërcënohet Adelina
Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 12:27
Adelina Tahiri ka marrë shumë kërcënime pas publikimit të lajmit për ndarjen e saj me futbollistin e njohur Lorik Cana.
Edhe pse Adelina nuk e kishte konfirmuar ndarjen, madje as lidhjen, në një intervistë deklaroi se nuk mund të jesh bashkë me një djalë i cili ka edhe femër tjetër. Tash këngëtarja i ka konfirmuar kërcënimet nga fansat.
“Aq shumë kërcënime kisha saqë nuk kisha mundësi të bëja gjumin rahat. Për pak sa nuk përfundova në spital nga stresi, madje nuk ishin vetëm vajzat që kërcënonin por edhe djemtë. Erdhi puna të tallem me këtë histori, por e kam vuajtur shumë”, ka deklaruar Adelina Tahiri për të përjavshmen Intervista.