E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaro- amerikan padit policinë, kërkon 100 mln USD

Selim Zharka, shqiptaro amerikane pronar i njohur në Manhatan të SHBA hodhi në gjyq policinë e Nju Jorkut dhe kërkon dëmshplim prej 100 milionë dollarësh. Ai u kontronfua me policinë gjatë një ankandi. Zharka: Ishte hakmarrje politike 

MANHATAN- Pronari shqiptaro-amerikan i klubeve të striptizmit, në Manhattan si dhe njëkohësisht pronari i gazetës së përjavshme, "Westchester Guardian", Selim Zherka, u arrestua një ditë më parë në Nju Jork pas një konfrontimi me policinë gjatë një ankandi. I njohur ndryshe edhe si Sem, ai u arrestua, por më pas u la i lirë.

40 vjeçari vendosi të hedhë në gjyq policinë e Nju Jorkut dhe kërkon një dëmshplim prej 100 milionë dollarësh. Biznesmeni shqiptaro– amerikan dhe botuesi, Zherka, renditi përpara gazetarëve dhe fotoreporterëve, arsyet se pse po e ngrinte padinë dhe sesi veprimet e disa politikanëve, sipas tij, të korruptuar të Ëestchester-it, në bashkëpunim me miqtë e tyre në policinë e Neë York-ut, e kanë akuzuar si “kriminel shqiptar”, në kuadrin e një hakmarrjeje me motive politike.

Vetem 40 vjeç, ai është pronar i dy klubeve të famshme striptizmi, pronash të patundshme, e restorantesh. Dy vjet më parë, ai vendosi të hynte edhe në fushën e botimeve duke blerë gazetën “The Westchester Guardian”. Pikërisht me blerjen e gazetës filluan problemet për Sem Zherkën. Në fillim të vitit 2007, Zherka botoi në gazetën e tij një artikull kritik për procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Distriktit në Westchester County.
I pyetur nga një reporter i gazetës, “New York Post”, nëse mendonte se do të trajtohej në të njëjtën mënyrë po të mos ishte shqiptar, Zherka u përgjigj se ortaku i tij në biznes është irlandez dhe, ndonëse që të dy kanë në pronë të njëjtin klub nate, ortaku i tij nuk cilësohet si “gangster”, ashtu si bëhet me të. Ky, sipas tij, është diskriminim. “Prindërit e mi erdhën këtu, duke lënë pas komunizmin. Babai im ka qenë për shumë vite i burgosur dhe i internuar në kamp pune. Nëna ime gjithashtu ka vuajtur tre vjet burg”, - tha ai, duke shtuar se nuk do të lejojë që, në një vend demokratik, të përdoren metoda diskriminuese që i kanë hije vetëm regjimeve si ai që diskriminoi prindërit e tij.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›