E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaro-amerikanet te investojne ne Shqiperi

23/09/2010Berisha ne Nju-Jork

Kryeministri Sali Berisha ka kerkuar qe biznesmene shqiptaro-amerikane ti drejtojne investimet e tyre ne Shqiperi. Ne takimin e organizuar nga Rrjeti i Profesionisteve dhe Sipermarresve Shqiptaro-Amerikane APEN ku mori pjese edhe Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci kreu i qeverise e ka vene theksin ne rritjen ekonomike te vendit si dhe mbi investimet ne infrastrukture. Rritja ekonomike eshte e qendrueshme dhe shpresojme qe kete vit te jete 4-5. Brenda muajit prill apo maj te vitit qe vjen cdo njeri nga ju qe niset nga Kosova per ne Shqiperi nga Morina e Kukesit deri ne Konispol do te ece ne rruge te reja - ka deklaruar kreu i qeverise. Berisha kujtoi renditjen para pak javeve nga e perditshmja amerikane Newsweek sipas te ciles Shqiperia eshte vendi i 57-te ku mund te jetohet me mire. Sipas tij vendi ne nje hark te shkurter kohor ka rritur ne dhjetera here te ardhurat per fryme eshte vendosur ne grupin e vendeve me nivel te larte te te ardhura te mesme. Duke folur mbi rritjen ekonomike dhe shoqerore kreu i qeverise nenvizoi se 80 e prodhimit vendas vjen nga sektori privat 90 e nxenesve qe mbaruan klasen e 9-te ndjekin shkollat e mesme dhe 70 e maturanteve jane regjistruar ne universitete si dhe ne cdo shkolle ka internet dhe kabinete informatike. Sot ne ndjekim nje rruge ne te cilen duam te kompensojme kohen e humbur sepse ne shekullin e ri kemi hyre si komb me kohe te humbur por edhe si nje komb me energji te jashtezakonshme. Energjite e shqiptareve jane te paimagjinueshme. Ne e faktuam me se miri kete ne dy dekadat e fundit - deklaroi kryeministri Berisha. Ai u ndal ne menyre te vecante ne shpalljen e pavaresise se Kosoves cka u vleresua e ligjshme ne opinionin e Gjykates Nderkombetare per Drejtesi. GJND-ja beri nul traktatet antishqiptare te firmosura per copetimin per te mos thene dhe zhdukjen e ketij kombi ne fillimin e shekullit qe shkoi dhe vendosi se e drejta e shqiptareve ne Kosove per pavaresi eshte nje e drejte qe perputhet plotesisht me ligjin nderkombetar - deklaroi kryeministri Berisha. Ne zhvillimin e kombit sipas tij eshte e nevojshme edhe kontributi i shqiptaro-amerikaneve.

Vleresimet e SHBA-ve

Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane vleresuar rolin e Shqiperise ne luften kunder terrorizmit dhe ne lobimin ne funksion te njohjes se pavaresise se Kosoves nga vende te ndryshme te botes. Ndihmessekretari amerikan i Shtetit per Ceshtjet e Evropes dhe Euroazise Filip Gordon gjate takimit te djeshem me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto ka theksuar se pa rolin qe ka luajtur Shqiperia nuk do ishim ketu ku jemi sot ne konsolidimin e shtetit te Kosoves. Gjate takimit sipas njoftimit per shtyp te MJP-se Haxhinasto dhe Gordon shkembyen mendime ne lidhje me zhvillimet me te fundit ne Shqiperi vecanerisht ne perpjekjet qe po ben qeveria ne drejtim te forcimit te shtetit ligjor.

Shefi i diplomacise

Ministrat e Puneve te Jashtem te Italise dhe Frances Franko Fratini dhe Bernard Kushner ne letrat qe i kane derguar ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto kane theksuar mbeshtetjen ne udhen e integrimit europian te Shqiperise. Qeveria shqiptare ka perpara sfida te nje rendesie te vecante dhe pala italiane do te vazhdoje te ofroje gjithe mbeshtetjen e nevojshme per ti zbatuar ato. Se pari objektivin e afert te liberalizimit te vizave dhe perspektiven e prekshme per arritjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Rruga drejt integrimit evropian perben objektiv strategjik per permbushjen e te cilit eshte e nevojshme qe e gjithe klasa politike shqiptare te vazhdoje te punoje ne harmoni - shkruan Fratini.

Investimet

Shefi i ekzekutivit ka zhvilluar nje takim te vecante me perfaqesues te Dhomes Shqiptaro-Amerikane te Tregtise te cileve u beri te ditur reformat e ndermarra per krijimin e nje klime lehtesuese dhe te favorshme per biznesin ne Shqiperi. Sipas kryeministrit Berisha keto reforma synojne gjithashtu terheqjen e investimeve te huaja dhe dhenien e garancive per investitoret e huaj. Kreu i qeverise evidentoi fushen e energjise te turizmit dhe infrastruktures si me potencialet per investime. Sipas njoftimit te Kryeministrise perfaqesuesit e Dhomes paraqiten interes mbi ndryshimet e reja ne legjislacionin shqiptar ne lidhje me garantimin e investimeve te huaja ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›