E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mekanizma per korrigjimin e vendimeve te meparshme

23/09/2010Enkelejd Alibeaj sqaron arsyet pse u ndermoren ndryshimet

Deputeti i Partise Demokratik Enkelejd Alibeaj nismetari i ndryshimeve te ligjit Per kthimin dhe kompensimin e prones thekson se permes tij nuk preket absolutisht kushtetutshmeria. Per ligjvenesin demokrat ligji ka per qellim te rregulloje ato deformime te krijuara me kalimin e vite nga agjencite e kthimit dhe kompensimit te pronave te cilat jane shnderruar ne peshe mbi ish-pronaret. Eshte nje ligj qe ne thelbin e vet nuk ben gje tjeter vecse sa krijon nje mekanizem per te korrigjuar vendimet e dhena me pare nga AKKP-ja. A ka ndodhur ndonjehere ne Shqiperi qe AKKP-ja apo komisionet e meparshme te kthimit te pronave te kene gabuar ne dhenien e prones Nuk ka shqiptar qe te mos thote jo Po ka gabuar - ka thene dje Alibeaj. Duke mbrojtur ligjin qe propozoi vete perfaqesuesi ligjor i mazhorances thekson se gabimet e bera variojne nga ato minimalet njerezore deri edhe tek ato kriminale me qellim vjedhjen e prones. Ne opinionin e deputetit te PD-se shteti dhe administrata duhen pikerisht per te ndermarre mekanizmat e nevojshem korrigjues. Ne sqarimin e tij deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi se individet mund tu drejtohen gjykatave te vendit por edhe Gjykates se Strasburgut. Ne thelbin e vete Gjykata e Strasburgut kur ka cenuar vendime te sistemit te brendshem gjyqesor shqiptar ka thene se shteti shqiptar duhet te gjeje zgjidhje. Dhe zgjidhje jep pikerisht ky ligj. Pra ky ligj jo vetem nuk i pengon qytetaret te shkojne ne Strasburg por ben nje zbatim te vendimeve te Gjykates se Strasburgut - tha deputeti Alibeaj. Ai nenvizoi se ne kuptimin e tij ligji u jep qytetareve shqiptare mundesi zgjidhjeje te problemeve te tyre mbi pronen ne institucionet e drejtesise ne vend para se ato ti drejtohen Gjykates se Strasburgut.

Ndryshimet e ligjit u miratuan nga Kuvendi me pas u rrezua me dekret nga Presidenti i Republikes por ne seancen e fundit plenare mazhoranca e votoi perseri duke rrezuar dekretin presidencial. Ligji synon te godase te gjitha vendimet e paligjshme te dhena ne kohe nga te cilat kane perfituar persona te ndryshem. Keshtu te gjitha vendimet apo aktet qe rezultojne me paligjshmeri do te goditen nga ana Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe u jep te drejten te gjitha subjekteve qe ne nje afat te papercaktuar ne rast se disponojne dokumente qe provojne se prona u eshte marre ne menyre abuzive mund te dorezojne nje kerkese per rishikim prane AKKP-se. Ligji e shtrin veprimtarine e tij ne te gjitha vendimet e dhena deri me sot. Ne ligj theksohet e drejta per te kerkuar rishikimin pavaresisht nese del i gabuar ose jo u jepet si subjekteve private te shpronesuar. Po ashtu ne ligj thuhet se shteti ka te drejten per te kerkuar pronat e tij ne rast se ato jane marre ne menyre abuzive nga individe te ndryshem permes vendimeve te paligjshme. Ne kete rast shtetit i vendoset nje limit qe shkon ne pese vjet per te zgjidhur konfliktin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›