E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqyrtimi i kërcënimeve inerte, homologët amerikanë dhurojnë pajisjen për Aviacionin Civil

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, bën me dije se në përmbyllje të një trajnimi pesëditor, Administrata për Sigurinë e Transportit e Shteteve të Bashkuara (TSA) i dorëzoi Autoritetit të Aviacionit Civil të vendin tonë një komplet të posaçëm për “Shqyrtimin e Kërcënimeve Inerte”.

Sipas ambasadës së SHBA-ve, ky komplet do t’i mundësojë Autoritetit të Aviacionit Civil të simulojë skenarë kërcënimesh të ngjashme me ato reale, duke ndihmuar personelin e sigurisë në zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive për zbulim dhe reagim në një mjedis të kontrolluar trajnimi.

Pajisjet e dhuruara dhe trajnimet e zhvilluara nga ekspertët amerikanë përforcojnë bashkëpunimin afatgjatë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë së aviacionit.

Ky bashkëpunim konsiderohet një kontribut i rëndësishëm në rritjen e standardeve të sigurisë dhe në mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve, brenda dhe jashtë territorit të tyre.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›