E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtabi i Përgjithshëm i FA mbi gjendjen e Aleksandër Pecit

Sipas raportit të dhënë nga Përfaqësuesi i FA në Shtabin e operacionit ISAF në Afganistan rezulton se:Nëntetar Aleksandër Peci i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Ushtarak në Bazën Ajrore të Kandaharit në Afganistan.

Gjendja e tij shëndetësore pas operacionit paraqitet e rëndë, por e stabilizuar. Mjekët konfirmojnë se Nëntetar Aleksandër Peci, me gjithë plagët e marra, ka shpresa të shumta për të mbijetuar, gjë që i ka bërë ata të japin autorizimin për transferimin e të plagosurit në një spital të specializuar në Gjermani.

Autoritetet e NATO në operacionin ISAF në Afganistan po marrin masa që në orët e ardhshme Nëntetar Aleksandër Peci të transportohet për në Gjermani.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›