Shtatë gra nga e njëjta rrugë lindën fëmijë për shtatë javë
Edhe pse nuk njiheshin mirë, doli se kishin bërë plane të mira–shtatë gra nga e njëjta rrugë në qytetin Miskin të Uellsit, për shtatë javë lindën shtatë fëmijë. Po, kohë e përkryer.
Këtë zbulim të pabesueshëm e bëri mamia në spitalin Royal Glamogran, e cila “rastësisht” vërejti se të gjitha gratë kishin të njëjtën adresë, të njëjtën rrugë por numër dere të ndryshëm.
Kirsty Davies (34 vjeçare) nëna e fundit në këtë radhë, thotë se mamitë në spital komentonin: “Ja edhe një nënë e pëlleshme nga rruga Wood Drive”. Edhe ajo pranon se gratë nuk e njihnin njëra-tjetrën para këtij zbulimi, por tash kanë filluar një shoqërim intensiv, ndërsa kanë edhe të njëjtin profesion. “Shtatëshja” ka tetë fëmijë, pasi Nia Edwards lindi binjakë.