Gjykon gjermani Stark, Murinjo ka polemizuar me të
Do të jetë gjermani Volfang Stark gjyqtari i vendosur nga UEFA për Real Madrid-Barcelona, gjysmëfinalja e parë e Champions League në program për të zhvilluar nesër mbrëma në “Santiago Bernabeu”. Stark ka gjykuar këtë sezson Lion-Real 1-1 në ndeshjen e parë të 1/8-ave të finaleve, duke bërë të shpërthejnë polemikat nga ana e trajnerit Murinjo. Gjermani e ka arbitruar skuadrën madrilene në 6 raste me një bilanc prej 3 fitoresh, një barazim dhe 2 humbje, ndërsa e ka gjykuar Barcelonën në 5 raste, ku katalanasit kanë arritur 1 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje.