E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fleksibel ndaj vizitave te zyrtareve serbe

Qeveria e Kosoves do te tregohet fleksibile lidhur me vizitat e zyrtareve serbe ne ceremonine e inaugurimit te patrikut Irinej qe mbahet te dielen ne Patrikanen e Pejes. Ende nuk eshte bere publike lista e zyrtareve nga Beogradi. Autoritetet e sigurise thone se jane pergatitur mire per kete ngjarje. Nderkaq KFOR-i pret qe ceremonia te kaloje qete dhe ne kuader te kornizave fetare.

Autoritetet kosovare nuk do ta pengojne hyrjen e zyrtareve serbe ne ceremonine e inaugurimit te patrikut Irinej ne Patrikanen e Pejes.

Ende nuk eshte bere publike lista e atyre zyrtareve qe do te vijne te dielen ne Kosove.

Autoritetet kosovare thone se permes ambasadorit grek ne Kosove jane ne bisedime me Beogradin per aranzhimin e vizitave te zyrtareve serbe.

Nderkohe kerkesa per te vizituar Kosoven jane bere nga zyrtaret serbe ne Zyren e Perfaqesuesit te BE-se ne Beograd por nuk jane dhene detaje se kush ka bere kerkesa te tilla. Zevendeskryeministri Hajredin Kuci thote per radion Evropa e Lire se meqe eshte ceremoni fetare qeveria e Kosoves do te jete fleksibile.

Ne do ti bejme te gjitha pergatitjet e duhura si qeveri qe manifestimi me karakter religjioz te tille cfare edhe e trajtojme ne te shkoje ne menyren me te mire te duhur. Ne kete drejtim jemi ne kompetence te plote te Policise se Kosoves por njekohesisht ne koordinim me EULEX-in dhe me KFOR-in.

Natyrisht jemi ne bisedime edhe me qeverine e Serbise permes ambasadorit grek qe eshte ketu per mundesine e vizites se ndonje zyrtari te larte serb ne Kosove. Ne vizitat e karakterit religjioz ne do te jemi fleksibel - thote Kuci.

Te dielen ne Patrikanen e Pejes patriku Irinej do te zhvilloje ceremonine e trete pas dy te njejtave te zhvilluara ne janar ne Beograd kur edhe ka marre detyren e kreut te Kishes Ortodokse Serbe.

Por kjo eshte hera e pare qe nje ceremoni e tille mbahet ne Kosove qe nga shpallja e pavaresise.

Autoritetet kosovare disa here kane ndaluar hyrjen e ministrave serbe ne Kosove ne rastet kur nuk kane kerkuar lejen per vizite. Por eshte edhe vete Plani Ahtisari qe lejon vizitat e karakterit fetar. Zevendeskryeministri Kuci konfirmon se qendrimi mbi vizitat politike nuk ka ndryshuar.

Ne kuptimin e vizitave politike jo nuk do te lejohen por ne kuptimin e vizitave me karakter religjioz do ti shqyrtojme edhe ne institucionet vendore por edhe me faktorin nderkombetar - sqaron Kuci.

Ne anen tjeter perfaqesues te KFOR-it thone se siguria do te jete ne nivel ne diten e ceremonise.

Ne po punojme me EULEX-in dhe Policine e Kosoves ne njeren ane dhe me Kishen Ortodokse dhe me autoritetet politike ne anen tjeter. Keshtu qe mendoj se jemi te pergatitur mire. Masat finale do te merren nderkohe. Por mendoj se per kete ngjarje shume te rendesishme gjithcka eshte pergatitur shume mire. Ne presim qe kjo ngjarje te ndodhe ne nje menyre te qete dhe paqesore brenda kornizes se ceremonise me te gjitha masat e ndermarra sa i perket sigurise - thote per radion Evropa e Lire zedhenesi i KFOR-it Hans-Dieter Wichter.

Edhe pse nuk ka informacione te sakta eshte thene se nen organizimin e Kishes Ortodokse do te vije edhe nje numer i qytetareve nga Serbia per te marre pjese ne ceremonine e inaugurimit ne Patrikanen e Pejes.

Zevendeskryeministri Kuci siguron se qytetaret serbe do te jene te lire te vizitojne Pejen.

Ne per qytetaret e rendomte do te jemi te kujdesshem ata do te kene mundesi qe sipas kontrolleve dhe procedurave te parapara te vijne ne vendin tone. Natyrisht ne do te ofrojme sigurine e duhur dhe mundesine qe ata te qarkullojne lirshem dhe ti kryejne ceremonite fetare - thekson Kuci.

Autoritetet kosovare thone se kane hartuar nje plan te detajuar me Policine e Kosoves me EULEX-in e KFOR-in per implementimin dhe garantimin e plote te sigurise per secilin individ dhe qytetar qe e ka lejen qe te vije ne Kosove.

Ndryshe kjo ceremoni fetare qe mbahet me tre tetor fillimisht qe planifikuar te mbahet ne muajin prill por ka qene vete Kisha Ortodokse Serbe ajo qe e ka shtyre mbajtjen e saj.

Kisha Ortodokse Serbe nuk komunikon drejtperdrejt me institucionet e Kosoves. Per kete arsye tash nje kohe eshte ambasadori grek ne Kosove ai qe ndermjeteson ne mes te autoriteteve kosovare dhe kishes.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›