Shtate lagje te Shkodres dhe 60 fshatra nen uje

Shkodra po perjeton situaten me te rende te te pakten 50 viteve te fundit. Hyrja e qytetit tashme i perngjan Venecias aq sa qytetaret kane nisur ti quajne varkat e ushtrise qe qarkullojne ne zone si Gondolat e Xhabijes. Tashme gondolat jane i vetmi mjet transporti edhe per banoret e lagjeve te uleta te qytetit. Kjo situate aspak e zakonte ne qytetin e Shkodres ka krijuar panik dhe frike.
Niveli i ujit brenda hyrjeve te pallateve ka arritur ne 60 centimetra nderkohe qe e gjithe lagjja Xhabie eshte nen uje. Makina te mbuluara nga uji dyqane te permbytura njerez qe kerkojne ndihme nga katet e larta te pallateve pasi kane mbetur te izoluar te tjere qe dalin neper uje duke larguar femijet dhe nje pjese jo e vogel qe leviz me varka madje disa me motor. Kjo eshte pamja gjate gjithe dites se djeshme ne brendesi te Shkodres. Levizja e shume qytetareve me varka ka terhequr vemendjen e shume kureshtareve qe vinin nga lagjet e largeta te qytetit per te pare se cfare po ndodh ne hyrje te qytetit.
Ne Bashkine e Shkodres jane perfshire nga permbytjet shate lagje Bahcallek Tophane Kiras A.Haxhia S.Halili Ajasem dhe Shiroke. Por per momentin situata eshte me problematike ne lagjen Bahcallek ku niveli i ujit ka arritur gati nje meter. Ajo qe po krijon me shume panik eshte situata ne lagjen Xhabie. Ndersa niveli i ujit ne zonen e Pazarit vetem 200 meter pa hyre ne lagjen Xhabie ka arritur deri ne 70 centimetra duke permbytur disa pika karburanti dhe dyqane. Permbytja e pikave te karburantit ka krijuar jo pak probleme pasi ujerat qe sjell lumi Buna perzihen me karburantin qe del nga depozitat. Nga e gjithe kjo situate jane me qindra dyqane dhe shtepi te permbytura ne brendesi te qytetit. Tashme e gjithe vemendja eshte perqendruar per te shpetuar qytetin e Shkodres. Nga nje ane eshte niveli i rritur i liqenit te Shkodres qe ka fryre lumin Buna nga ana tjeter derdhja pengohet nga prurjet teper te medha te Drinit duke bere qe tashme Buna te futet brenda ne qytet.
Situata aktuale ne lagjet periferike te qytetit nuk ka lene jashte panikut dhe banoret e tjere te Shkodres te cilet u jane drejtuar dyqaneve per te blere ushqime rezerve dhe uje te pijshem nga frika e krijimit te ndonje situate te jashtezakonshme. Gjithashtu problem eshte ndotja nga ujerat e zeza duke krijuar problem per higjienen.
Nderkohe ne shume zona mungon energjia elektrike pasi disa kabina jane nen uje ndersa ne disa zona te tjera energjia eshte nderprere per arsye sigurie. Te dhenat me te fundit te Shtabit te Emergjencave ne Shkoder raportojne shifra alarmante. 4500 familje jane tashme te evakuuara por qe mund te kete me shume pasi shume jane larguar vete tek te afermit pa pritur urdhrat e autoriteteve dhe ndihmen e ushtrise.
Nderkohe 10350 hektare toke jane nen uje. Nderkaq rreth 1560 familje kane prezence uji ne banesat e tyre ndersa 740 shtepi raportohen te permbytura plotesisht.
E gjithe vemendja eshte perqendruar aktualisht te qyteti i Shkodres pasi rreziku aty eshte me i madh per shkak te dendesise se popullsise por situata ne fshatrat e Nenshkodres eshte edhe me katastrofike. Oboti Velipoja Darragjati Shirqi e shume fshatra te tjere jane teresisht te mbuluar nga uji. Asnje rruge rurale ne kete zone nuk eshte e kalueshme dhe asnje shtepi fushore nuk eshte me e banueshme.