E Diel, 1 Nëntor 2026

PS dorezon zyrtarisht oferten per hetimin e zgjedhjeve

Nisma Depozitohet ne Kuvend shkresa e opozites Te shqyrtohen materialet

Partia Socialiste ka depozituar dje zyrtarisht oferten e saj per zgjidhjen e krizes politike ne vend. Hetimi i materialeve zgjedhore dhe heqja dore nga fletet e votimit eshte kthyer tanime ne versionin zyrtar te opozites per sa i perket trajtimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 te mbetura ende si thelbi i axhendes politike. Ne kete hetim nuk mund te perfshihen fletet e votimit qe gjenden ne kutite e fleteve te votimit ne kuptim te nenit 119 pika 3 te Kodit Zgjedhor... hetimi i ketij komisioni do te bazohet ne shqyrtimin e te gjithe dokumentacionit zgjedhor perjashto fletet e votimit thuhet ne kerkesen e PS e cila ka sugjeruar qe Kuvendi te miratoje nje vendim te posacem per kete gje. Nese oferta do te pranohet atehere nje komision parlamentar hetimor do te duhet te ngrihet per te keqyrur permbajtjen e kutive te materialeve zgjedhore ku perfshihen listat e zgjedhesve procesverbalet e komisioneve si dhe protokollet e mbledhjeve. Ne pikepamjen politike hapi i hedhur nga selia roze konkretizon paralajmerimin e kreut te saj Edi Rama i cili qe nga mbledhja e fundit e Asamblese Kombetare ka bere te ditur terheqjen perfundimtare nga kerkesa per rivleresimin e fleteve te votimit. Me teper se kaq depozitimi i draftit ne Parlament i jep nje pergjigje edhe pretendimit te shumices dhe Kryeministrit Sali Berisha per nje procedim formal nga ana e opozites ne zyrtarizmin e nje oferte e cila perndryshe eshte konsideruar si propozim politik dhe ende jashtinstitucional. Edhe pse eshte ende heret per te gjykuar mbi reagimin e shumices eshte e pritshme qe nje zvarritje dhe nje qendrim i dyzuar te aktualizohet me synimin e mbajtjes ne kontroll te problemeve qe lindin dhe burojne nga 28 qershori 2009. Ajo qe i jep me shume shkas shqetesimeve te mundshme ne kampin e shumices eshte logjika e pergatitjeve paraelektorale per 8 majin 2011. Keshtu faktet e sjella ne vemendje nga opozita per sa i perket zgjedhjeve te shkuara ka ne permbajtjen e vet edhe fakte qe lidhen me listat e zgjedhesve apo votimin familjar. Pasaktesi dhe zhvendosje jokorrekte pjesemarrje ne votime te personave qe nuk kane qene ne Shqiperi keto dhe te tjera jane dokumentuar nga PS si pjese thelbesore ne taktiken e manipulimit elektoral permes te cilave 28 qershori katapultoi nje pushtet te kontestuar ne vijimesi. Por shqetesimi per listat eshte aktualizuar se fundmi edhe per sa i perket procesit te ardhshem zgjedhor. Eumlshte pikerisht ky moment qe bashkon skemen e 28 qershorit me integritetin e zgjedhjeve te ardhshme dhe garancine e zhvillimit te tyre. Listat si te tilla dhe veprimi mbi to ka gjase te jene domosdoshmeri minimale ne hetimin e kerkuar nga opozita socialiste e cila mandej ka ne dore dokumentacionin e nevojshem dhe nje raport parlamentar te firmosur per te parandaluar apo kufizuar manovrat e metejshme manipuluese.

Pertej ketij kuadri qe perben bazen e shqetesimeve te deklaruara opozitare akti i djeshem ka edhe nje vlere tjeter ne raport me partneret nderkombetare. Ai permbyll pozitivisht nje pritmeri qe Bashkimi Europian dhe PE kane per krizen shqiptare e cila eshte ngurtesuar ne keto pozita per shkak te qendrimeve te forta qe jane diktuar nga qellime elektorale dhe politike. Terheqja e PS ne kete pike eshte me rendesi pasi ajo i jep nje sinjal tjeter komunitetit nderkombetar qe te vleresoje dinamiken e nje krize e cila me oferten e fundit te opozites mbyllet te pakten ne planin e diskutimit teknik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›