Etoo me ish-shoket pas El Clasico
NOSTALGJIA
Sulmuesi i Interit Samuel Etoo ka konsumuar nje darke nostalgjike ne Barcelone pasi ndoqi nga afer El Clasico-n ndermjet skuadres se Pep Guardioles dhe Realit te Madridit. Kamerunasi e kaloi mbremjen me disa prej ish-shokeve te skuadres ne nje prej lokaleve me te mire te qytetit. Etoo u takua me disa prej yjeve te Barces si Ksavi Pujol e Pike ndersa te pranishem ishin edhe dy ish-lojtare Filip Koku trajner i dyte i PSV-se dhe Fernando Lorente sulmuesi i Atletik Bilbaos.