Shtatë padi kundër Gashit

Për të gjitha shkeljet e ligjit që ka bërë në kohën sa ka qenë kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, Zehadin Gashi do të rrëfehet në Prokurorinë Komunale të hënën.
Rreth mesditës më 12 prill, Gashi tashmë i suspenduar nga kryeministri Hashim Thaçi për shkak të mosperformancës së mirë gjatë punës, do të rrëfehet në Prokurori për të gjitha vendimet që ka marrë në mënyrë të jashtëligjshme gjatë kohës sa ka qenë kryeshef i AKPM-së.
Burime të gazetës Express nga Prokuroria Komunale e Prishtinës kanë konfirmuar se tashmë Zehadin Gashit i është dërguar ftesa për paraqitje në Prokurori.
“Më 12 prill, e hënë, rreth mesditës ai do të vijë në cilësinë e të dyshuarit në Prokurori, për shkak se ndaj tij rëndojnë disa padi dhe kallëzime penale që janë bërë nga punonjës të AKPM-së, institucione që luftojnë korrupsion dhe të tjerë”, tregon ky burim nga Prokuroria.
Dyshimet për keqpërdorime me tenderin për banderolat e reja është vetëm njëri nga shumë shkeljet që dyshohet se ka bërë Zehadin Gashi, e i cili pritet të rrëfehet në organet e drejtësisë.
Të gjeturat dhe shkeljet ligjore që ka gjetur Auditori Gjeneral që janë bërë në AKPM dhe nga vetë shefi i saj, Zehadin Gashi, janë pjesë e padive dhe kallëzimeve penale që janë adresuar në emër të tij.
Gazeta ka mësuar se kryeshefi i shkarkuar posedon në gjykata dhe prokurori përafërsisht shtatë padi që kanë bërë zyrtarë dhe ish-zyrtar të AKPM-së, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe vetë ministri i dikurshëm i Shëndetësisë, Alush Gashi.
Një nga tre zyrtarët e AKPM-së që janë larguar në kohën e Gashit, Naser Hyseni, ka thënë për Express se ai personalisht ka ngritur dy padi kundër ish-shefit të AKPM-së.
Sipas Hysenit, njëra ka të bëjë me mosrespektimin e ligjit, ku Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës kishte vendosur në favor të tij dhe kishte urdhëruar si kryeshefin e AKMP-së që në një afat të shkurtër ta kthejë këtë zyrtar në vendin e tij të punës.
Një gjë të tillë Gashi nuk e ka zbatuar kurrë.
“Më 18 dhjetor 2009 kam ngritur padi private ndaj Zehadin Gashit në Prokurorinë Komunale në Prishtinë për shkelje dhe moszbatim të ligjit”, thotë Naser Hyseni, dikur zyrtar i AKPM-së.
Përveç kësaj padie, ai tregon se ka nisur një krah me dokumentacion në zyrat e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkeljet ligjore dhe dallaveret që ka bërë ish-drejtori i AKPM-së
“Më 25 dhjetor 2009 kam qenë në cilësinë e dëshmitarit në Prokurorinë Komunale për të treguar për shkeljet ligjore që ka bërë Gashi. Padia ishte ngritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit në bazë të dokumentacionit që kishim dërguar. Për dy orë e gjysmë kam dëshmuar për të gjitha, duke përfshirë tenderin për banderolat e reja e shumë shkelje të tjera që janë bërë në AKPM”, thotë ai.
Jozyrtarisht gazeta ka mësuar se ish-kryeshefi i AKPM-së ka edhe një padi nga ish-zyrtarja e prokurimit në AKPM në kohën kur është shpallur tenderi për banderolat e reja.
“Diana Buzuku, zyrtare e AKPM-së, ka ngritur një padi kundër ish-kryeshefit në lidhje me shkeljet dhe keqpërdorimet që janë bërë për tenderin e banderolave të reja“, thotë një burim i gazetës nga AKPM-ja.
Sipas këtij burimi, njëra nga shkeljet e shumta që janë bërë në lidhje me tenderin e banderolave, është edhe zgjedhja e kompanisë për prodhimin e tyre, edhe pse vetëm dy operatorë ekonomikë kishin konkurruar. Në bazë të Ligjit të prokurimit publik, procesi i tenderimit mund të vazhdohet vetëm nëse janë tri e më shumë kompani të përgjegjshme.
Dhënia e lejeve speciale për kompanitë të ndryshme farmaceutike për importimin e barnave, regjistrimi i barnave në mënyrë joligjore, emërimi i Komisionit për evaluimin e barnave dhe pajisjeve medicinale dhe shumë shkelje të tjera janë pjesë e akuzave që ngarkojnë mbi ish-kryeshefin e AKPM-së, Zehadin Gashi.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)