Shesin vaj për naftë

Prej se janë shkatërruar pikat doganore në Zubin Potok dhe Leposaviq, automekanikëve u është shtuar puna. Pothuajse çdo ditë ata riparojnë ose ndërrojnë nga një motor të shkatërruar të automjeteve të dëmtuara nga cilësia e dobët e karburanteve që kanë përdorur për djegie.
Qytetarët edhe pse paguajnë për naftë, në pikat e karburanteve, shpeshherë furnizohen me vaj bazik, një lëndë djegëse që kategorizohet si naftë industriale.
Expressi ka siguruar faturat e fshehura të furnizimit të kompanisë “Cerena Trade”, me seli në Serbi, që ka futur përmes Zubin Potokut, më 3 mars, mbi 50 mijë litra lëndë djegëse “Vaj bazik HC 4 L”, të cilin te doganierët e EULEX-it e kishte deklaruar si naftë euro dizel.
Kjo është vetëm një dëshmi se përmes pikave kufitare në veri të Kosovës kompanitë serbe janë duke futur sasi të vajit bazik në vend të naftës.
Burime të Expressit brenda Doganave të Kosovës tregojnë se ky produkt ka depërtuar edhe në brendi të territorit, pasi që nuk është hera e parë që maune të tilla futen nga Serbia në Kosovë.
“Pastaj të njëjtin produkt janë duke tentuar t'ua shesin pompave të derivateve në Jug, të cilat pastaj e shesin si naftë”, thotë ky burim.
Inspektorët e tregut nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh në tregun e naftës, pasi që nuk kanë fuqi të inspektojnë aktivitetet e tilla në veri të vendit.
Këtë e pranon edhe kryesuesi i Këshillit të naftës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ramadan Buzhala.
“Për momentin është në kompetencë të forcave paqeruajtëse dhe EULEX-it, ne menaxhojmë vetëm atë pjesë ku siguria e inspektorëve është e garantuar”, thekson Buzhala.
Ai thotë se është shumë i interesuar të dijë nëse po futet naftë industriale në treg, por deri më tani punëtorët e tij nuk kanë hasur në diçka të tillë.
“Naftë industriale nuk ka. Shumë ka prej atyre që thonë se po futet naftë e tillë, por nuk është vërtetuar”, pohon Buzhala.
Inspektorët e tregut, sipas tij, kontrollojnë në vazhdimësi pikat e shitjes për produkte të tilla.
Por, naftëtarët thonë se inspektorët i kanë të caktuara vendet në të cilat guxojnë të kontrollojnë.
“Tek ata që guxojnë, po shkojnë për çdo ditë e te disa asnjëherë”, thotë pronari i kompanisë së licencuar për import dhe shitje me shumicë e pakicë, Hib Petrol, Ibrahim Bucaliu.
Shitja e naftës industriale për naftë të cilësisë së lartë, sipas tij, përveç që i dëmton motorët e automjeteve, e dëmton edhe konkurrencën sa u përket çmimeve të shitjes.
Aktualisht në treg çmimi i naftës sillet rreth një euro për litër, derisa një litër benzinë kushton 1.05 euro.
Megjithatë, Bucaliu vlerëson se kohëve të fundit futja e naftës industriale në vend është ulur krahasuar me vite më parë.
“Më herët ka pasur (naftë industriale), sidomos nga Veriu, por kohëve të fundit nuk ka”, pohon Bucaliu.
Për të minimizuar mundësinë e futjes në treg të këtij lloji të naftës, Shoqata e naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Tregtisë që të mos u japë leje importuesve të naftës për import të naftës industriale.
Kreu i kësaj shoqate, Nazmi Bytyqi, thotë se duhet të licencohen vetëm ato kompani që e përdorin detyrimisht për djegie këtë lloj produkti, si KEK-u dhe Termokosi.
“Ne si shoqatë e kemi diskutuar edhe me MTI-në që për shkak të ruajtjes së kualitetit të ndërpresë licencat e importit të naftës industriale. Të pajisen ndërmarrjet që kanë nevojë për të dhe kompanitë importuese të importojnë me kërkesë të tyre”, thekson Bytyqi.
Ndërkaq, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, shpjegon se Dogana po bën përpjekje maksimale për të ndaluar këtë dukuri dhe deri tani ka arritur të parandalojë një numër të madh të këtyre importeve ilegale.
“Niveli i kontrabandës është gjithnjë në rënie, krahasuar me periudhat paraprake. Si një indikator i qartë i kësaj janë rritja e të hyrave në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me tremujorin e kaluar”, thekson Stavileci.
Sipas tij, në tremujorin e parë të vitit 2009, Doganat e Kosovës kanë arkëtuar 114 milionë euro taksa, ndërkaq në të njëjtën periudhë të këtij viti, të hyrat janë rritur në 121 milionë euro.